Punësimi, 30 % e vendeve në administratë mbeten bosh

433
Të gjitha ata punonjës që dinë të bëjnë punën dhe e meritojnë vendin e punës me diplomat e duhura do të vazhdojnë të qëndrojnë në administratën publike. Kështu deklaroi ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito. Kjo vlen edhe për punonjësit që janë propozuar edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. “Çdo punonjës që është në administratën publike me meritë, me diplomat e duhura dhe di të bëjë punën që ka marrë përsipër do të qëndrojë”, tha Harito. Ministrja tha se rreth 30% e vendeve në administratën publike mbeten bosh. “Unë do të thosha që ne kemi problemin e kundër. Kemi problemin që rreth 30 % e vendeve të punës na mbeten bosh në shërbimin civil. Pra kush ka hyrë në administratë me meritë, kush di të bëjë punën kush trajnohet dhe kush i del për zot punës që bën nuk ka asnjë arsye që të jetë i trembur nga asgjë, Përndryshe nëse njerëzit kanë pa meritë, pa diplomë jo në vendin e duhur dhe nuk dinë të bëjnë detyrat që iu ngarkohen nuk ka asnjë barë financiare sepse çdo njeri që nuk bën punë nuk ka sesi të qëndrojë në vendin që ka marrë përsipër”, u shpreh ajo.
Sigal