Pulla inspektimit në lokalet ushqimore-Panariti: Garanci për sigurinë e konsumatorit

465
Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, nisen vendosjen e etiketave (stickerave) në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU), Isuf Shehu vendosën sot, pullën e inspektimit të sigurisë ushqimore, në një nga restorantet në plazhin e Durrësit, si shenja qe tregon se ky subjekt është kontrolluar nga inspektorët e AKU-së.

Vendosja e pullës së inspektimit, që është një strishës jeshile, është pjese e projektit per sigurine ushqimore, i cili perfshin mbi 300 subjekte të cilat operojnë në fushën ushqimore ( restorante, lokale, fast food etj).Çdo konsumator mund te gjej kete stishe ne hyrje te ambjentit ushqimor dhe te marre garancine e inspektimit nga AKU. Ministri Panariti beri te ditur per median se ishte prezent në inspektimin rigoroz të këtij restoranti ku u aplikua per here te pare pulla e inspektimit dhe u shpreh se, inspektimit të AKU-së do t’i nënshtrohen të gjithe subjektet të cilat operojnë në fushën ushqimore. Panariti u shpreh se vendosja e kësaj pulle inspektimi, është garanci për sigurinë e konsumatorit. Gjithë rrjeti ushqimor në vend do t’i nënshtrohet monitorimit dhe inspektimit sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e ushqimit, deklaroi ministri Panariti .

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu, në lidhje me këtë nismë tha se kjo certefikatë prodhon një garanci për konsumatorin .
“Kjo çertifikatë prodhon një garanci për konsumatorin, pasi çdo restorant apo subjekt që e mban, do të thotë që është i kontrolluar në mënyrë rigoroze. Po ashtu, kjo certifikatë është edhe një përgjegjësi më e madhe për inspektorët, të cilët nuk mund të neglizhojnë asgjë gjatë kontrollit të tyre”, u shpreh Shehu. Çdo subjekt që do të përmbaje logon e sigurisë, pullën e inspektimit, e cila detyrimisht do të ngjitet në vende të dukshme, është i kontrolluar nga AKU dhe plotëson kushtet, sipas legjislacionit shqiptar, për garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjithashtu AKU ka hartuar një plan të veçantë masash për të garantuar sigurinë ushqimore gjatë sezonit turistik.
Sigal