Puç politik nga deputetë socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Tahirin

468
Deputetët socialistë dje u munduan të bëjnë puç politik në Komisionin Parlamentar Hetimor për çështjen “Tahiri”, teksa tentuan të zhvillojnë punimet pa opozitë, e cila ishte e pranishme në gjyqin që zhvillohej kundër protestuesve kuksianë. Çfarë do të diskutonin në këtë Komision Parlamentar Hetimor, deputetët socialistë, pa deputetët e opozitës, kur, ndërkohë, deputetët socialistë në parlament votuan që ish-ministrit socialist Tahiri t’i mos hiqej imuniteti. Apo, në mungesë të opozitës, deputetët socialistë përpiqen që t’i mbulojnë fajet Tahirit, për ta shpëtuar nga gjykimi i drejtësisë? Dihet, se këtë komision parlamentar u ngrit vetëm nga kërkesa e Opozitës, ndërkohë, që deputetët socialistë bënë gjithçka, që çështja Tahiri të mos kalonte për hetim parlamentar. Madje, deputetët socialistë votuan në Parlament, që deputetit socialist Saimir Tahiri të mos i hiqej imuniteti. Gjermania dhe shtete të tjera të BE-së i kanë bërë të qartë Shqipërisë, se pa hetuar dhe dënuar ish-ministrin e Brendshëm Tahiri për bashkëpunim në trafiqet ndërkombëtare të drogës, nuk mund të ketë hapje të negociatave. Kryetari i këtij Komisioni Parlamentar Hetimor, Paloka e cilësoi “skandal” përpjekjen e deputetëve socialistë “ Një tjetër skandal i Ramës me zbatimin e ligjit. Urdhëron deputetët e tij të Komisionit Hetimor Tahiri, të uzurpojnë drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision, sepse punimet e këtij Komisioni Parlamentar i thërret, i drejton vetëm kryetari i Komisionit ose me autorizimin e tij, çdo nënkryetar.
Sigal