Publikohet skandali: 3.1 milionë euro për internet falas në pikat postare, internet s’ka

413
Në 2013-ën qeveria nënshkroi një memorandum mes 4 Ministrive dhe Postës, ku parashikohej shërbim falas i internetit në pikat postare. Por sa funksional ka rezultuar ky projekt i cili ka kushtuar rreth 3.1 milion euro. 
Sot, gati katër vite pas nisjes së projektit, ai shpallet i dështuar. Kjo sepse interneti falas nuk ekziston në asnjë pikë të zyrave postare.
Madje sipas drejtuesve të këtyre institucioneve, nuk gjenden as kontrata dhe as marrëveshje për një gjë të tillë.
Në të gjitha zyrat postare në kryeqytet, ku kanë rezultuar se shërbimi I internetit është vendosur fillimisht por më pas ose është prishur ose e kanë hequr.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Ndërkohë, i pyetur për këtë situatë, kancelari i Rektoratit të UT Robert Skënderi tregon se ka ekzistuar një projekt me Postën Shqiptare, por që ka patur një afat vetëm 1-vjeçar.
“Ka ekzistuar një projekt me Postën Shqiptare, projekti emërtohet ‘realizimi i projektit qeveritar PAP për dixhitalizimin e Shqipërisë europiane, pikat e aksesit publik’. Ne na është kërkuar të ofrojmë ambjentet dhe hapësirat e duhura në mënyrë që Posta të instalojë këto pika dhe studentëve tu ofrohej akses publik përmes internetit. Në marrëveshjen që është bërë ky lloj shërbimi ka pasur afat një vjeçar.”, shprehet Z. Skënderi.
Ndërkohë, në shkresën e Postës thuhet se bëhet fjalë për një afat një vjeçar, megjithatë memorandumi i cili është firmosur një muaj më pas ka një afat 5 vjeçar për realizimin e tij.
Sigal