Publikohen formularët, dalin kryebashkiakët e dënuar

416
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zbardhur formularët e vetëdeklarimit për zyrtarët publikë (deputetetët, kryetarët e bashkive, ministrate dhe këshilltarët e bashkive), në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin. Sikundër janë akuzuar nga media dhe opozita, dy kryebashkiakët socialist, Artur Bushi në Krujë dhe Elvis Roshi në Kavajë, kanë pranuar të shkuarën e tyre me rekorde kriminale. Po çfarë kanë deklaruar konkretisht:
Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës:
Pranon se është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në vitin 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për krim dhe kundravajtje penale. Ka marrë dënim me gjobë. Pranon se ka qenë nën hetim për kryerjen e një vepre penale nga autoritetet gjermane në Mynchen para vitit 2002, por çuditërisht “nuk i kujtohen rezultatet e hetimit”.
Pranon se ka qenë i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e veprës penale “goditje për shkak të detyrës” në 10 mars 2013. Në përfundim të hetimit është konstatuar “pavlefshmëri i arrestit”. I pyetur nëse ndaj është caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, Roshi ka pranuar është i caktuar masa “arrest me burg” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Sa i përket rastit kur ishte nën hetimi nga autoritetet gjermane, Roshi thotë sërish se nuk i kujtohet.
Sigal