Publikohen emrat e 3 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, mes tyre edhe një ish-Kryeprokuror

486
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë, ka hapur procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit, janë publikuar emrat e 3 kandidatëve që kanë shfaqur interesin e tyre për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, të cilët janë: Avni Shehu, Marsida Xhaferllari dhe Theodhori Sollaku, i cili ka mbajtur edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari, 3.Theodhori Sollaku”. Deri tani Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm 1 anëtare, përkatësisht Vitore Tushën, ndërsa i fundit që nuk e kaloi vettingun ishte kryetari Bashkim Dedja, i shkarkuar nga KPA. Për SPAK prokurori Anton Martini ka aplikuar për t’u bërë pjesë e strukturës së re të SPAK.