Publikimi i raportit, Vasili: Venecia i tërhoqi vërejtje mazhorancës, nuk duhej të publikohej

470
Sigal

Nënkryetari i LSI-së. Petrit Vasili, në një intervistë për Neës 24, duke komentuar raportin përfundimtar të Venecias, tha se Venecia i tërhoqi një vërejtje të rëndë maxhorancës për thyerjen e konfidencialitetit të raportit

Çfarë mund të themi për raportin përfundimtar të Venecias?

Unë do e ndaj përgjigjen në dy pjesë. Së pari është fare e qartë, që në momentin e parë në Shqipëri, po në të njëjtën praktikë të turpshme manipulative siç ndodhi me raportin paraprak që ju e dini që u shpërnda me nxitim, duke thyer të gjitha rregullat e konfidencialitetit. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Venecias, pikërisht raporteri finlandez dhe i gjithë komisioni i  ka tërhequr një vërejtje shumë të rëndë mazhorancës që përfaqësohej atje për publikimin e raportit, duke thyer të gjitha rregullat e konfidencialitetit, pasi raporti ishte me shënimin që ishte raport që nuk duhet të bëhej publik. Pra ky raport u shpërnda nga mazhoranca, ky raport nuk u shpërnda nga presidenca.

Pse nuk duhet të bëhej i ditur?

Këto ishin rregullat e komunikimit që Komisioni i Venecias ka. Madje ishte e shkruar që ishte një material restricted. Po në atë praktikë në ditën e sotme, shpërndanë nxitimthi, se ishte dhe një dokument tjetër, që më tepër kishte të bënte me një statement, një qëndrim zyrtar të Komisionit, jo raportin e tërë, se raporti i tërë bëhet publik besoj të hënën, ku është i ndryshëm me këtë raport që shpërndanë këta me nxitim të madh, me të gjithë mundësitë dhe sponsorizimet që kanë, në media që tashmë mbyllin sytë dhe i marrin të tëra titrat gati nga zyra e shtypit të kryeministrit, duket që drejtor është ERTV që drejton të gjitha mediat. Ndërkohë që është shumë e thjeshtë për ta verifikuar sepse është në ëebin e Këshillit të Europës, që është komplet një paraqitje tjetër me të tjera gjetje. Këtu në këtë rast ishte ideja për të fituar 20 minuta propagandë, për të bërë 10 minuta dizinformim të opinionit publik, duke i ikur të vërtetave pa qëndruar tek të vërtetat e mëdha. Kjo ëhstë për të kuptuar atë strategji manipulative që e ka shoqëruar këtë proces nga fillimi deri në fund për t’i ikur të vërtetave.