Publicisti Kim Mehmeti/ Përgjimet në Shqipëri janë të frikshme dhe tregojnë, se politikanët janë në shërbim të mafies që ka kapur shtetin

401
Sigal

Shkrimtari Mehmeti: Në Shqipëri hajdutët e kriminelët kandidojnë për kryebashkiakë

Shkrimtari i njohur dhe publicisti Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara nga “Bild”, rreth akuzave për blerje votash nga zyrtarë të Partisë Socialiste në bashkëpunim me persona të akuzuar për vepra të ndryshme kriminale, siç është edhe Astrit Avdylaj, i njohur si kapobanda i Shijakut. Ndërsa krahason situatën e krijuar në Shqipëri nga përgjimet me atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut, Mehmeti thotë, se pozitiv se në Shkup është fakti se ata që kapen në përgjime përfundojnë në burg, ndërsa në Shqipëri kandidojnë në zgjedhje.

Kim Mehmeti: Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë? Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë: ‘bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e ‘Rilindjes’ që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin! E ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: Politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore.