Petrit Vasili: “Zajev na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus!!”

263

Përgjimi i Zaevit, apo loja që dy komedianë ukrainas i bënë duke u shtirur si ish-Presidenti i Ukrainës, Poroshenko, nxorri në pah lojën e pisët që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po bën në kurriz të trojeve Kosovës, për interes të Rusisë dhe Serbisë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili duke komentuar përgjimin, shkruan se Zaevi thjesht na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Zajev na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus!!

Karl Bild ish kryeministri i Suedisë, Sonia Biserko kryetare e Komisionit të Helsinkit të Serbisë,Vuk Jeremiç ish ministri i jashtëm i Serbisë etj kanë demaskuar qartë rolin e shëmtuar aktiv dhe antishqiptar të Edi Ramës në Projektin Famekëq të shkëmbimit të territoreve Kosovë Serbi.

Babloku as nuk ka guxuar ti komentojë e jo më ti përgënjeshtrojë të gjithe këta.

Pas asaj që dëgjuam nga Kryeministri i Maqedonisë Zajev tanimë të gjithë shqiptarët e kuptuan për kë punon Babloku ose më thjesht akoma Babloku rus.

E gjithë bujurdia idiote e Bablokut për rrezikun rus, që gjoja po përhapej anë e mbanë vendit dhe që ishte Babloku që po na mbronte prej tij ishin vetëm alibia e pështirë e asaj që projektonte dhe bënte vetë.

Jua kam thënë shpesh dhe publikisht që Babloku po e bllokon qëllimisht Integrimin Europian në funksion të axhendave, që shohin nga lindja.

Tashmë e keni provën e këtij antishqiptari që qëndron si guak në karrigen e kryeministrit dhe i lidhur kokë e këmbë nga interesa nga më të errëtat.