”Pse Zoti jam unë?!”, Rama gjysmë premtimi për tarifat: Nuk jam më i zgjuari, por…

474
Sigal

Vijon monologu i kryeministrit Rama në daljen e tij në Facebook, për atë që e ka quajtur dialogu me studentët.

Rama u shpreh se dhe ai mendon se tarifat mund të ulen, por nuk është qeveria ajo që i vendois shifrat, po bordet e universiteteve, për shkak të autonomisë.

Kryeministri vijon që të mbrojë reformën e tij në arsimin e lartë duke thënë se për herë të parë në Universitet shkohet sipas meritës.

Pjesë nga reagimi i Ramës:

Unë nuk mendoj që jam kryeministri më i zgjuar nga të gjithë, por mendoj se këtë punë mund ta bëj sa më mirë nëse i mbaj veshët hapur. Askush nuk mund të më japë dot leksione në Facebook, pasi kam shkelur çdo cepë të Shqipërisë, për të njohur nga pranë dhembjen e çdo qytetari. Unë dua të them edhe njëherë cilat kërkesa? 

Tarifat, unë mbështes diskutimet racionale, dhe e ndjej dhembjen e atyre prindërve dhe studentëve që protestojnë  për këtë. Rritja e tarifave nuk është kryer nga qeveria, pasi vendosen nga bordet e Universiteteve, ne jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave. 

Unë jam shumë i vetëdijshëm për të gjitha kërkesat, dhe jam shumë i avancuar me atë që dua të bëj me arsimin. Pse kush jam unë Zoti, që i dërgoj zgjidhjet nga lart?! Në pjesën financiare që ju kërkoni zgjidhje ne marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë, po janë shkelmuar vlerat universitare, që kërkojnë zgjidhje të domosdoshme.

Më herët Rama u shpreh: 

Jemi sot në një moment të rëndësishëm, ku studentët kanë dalë në protestë. Që prej ditës së parë unë i kam kërkuar të ulemi e të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këtë moment

Është hera e parë e protestave kur qeveria kërkon të flasë, dhe protestuesit thonë jo. Unë besoj shumë fortë që dialogu është shumë i domosdoshëm, është rruga e zgjidhjes. Dua ta sqaroj shumë qartë se qeveria nuk kërkon negociata por dialog, studentëve dua t’iu them që ta kuptojnë këtë dallim kaq të thjeshtë. 

Ne dhe studentët  nuk jemi në konflikt që të kemi se çfarë të negociojmë. Kam 7-8 lista kërkesash në dorë, dhe ne po vazhdojmë ende mbledhjen e tyre dhe në rrjetet sociale. Unë nuk kam dëgjuar në ndonjë rast në histori që protestuesit të mos kërkojnë që të ulen me qeverinë. 

Nuk mund të veprojmë me moton: o bëhet kjo, o bëhet nami! Kush student i thotë nënës ose babait se unë kam këto kërkesa, o mi plotësoni ose ndryshe do i vë flakën shtëpisë! Në asnjë vend nuk ndodh kjo.

Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.

Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit.  Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?