“Pse vure ministër Xhafajn hetues në diktaturë?” Rama ia kthen sipas mënyrës së tij

470
Një shkrim që fliste për të kaluarën e Xhavit Seferit dhe Valbona Malokut, dy personazheve që adresuan publikisht akuza të rënda në drejtim të të propozuarit si ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpërnda në rrjetet sociale edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në faqen e tij të Facebook.

Një ndjekës i ka kërkuar “llogari” kreut të qeverisë shqiptare që të shpjegojë se pse emëroi Xhafajn në krye të këtij institucioni, ndërsa akuzoi Ramën se ky i fundit është kundër Vettingut. Komentuesi shkon më tej ndërsa shton faktin se kryeministri duhet të jetë i pari pas hekurave.

“Lëri përrallat dhe fasadat fallso te tuat qe shquhesh. Por jep pergjigje si emron minister nje hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerezore ne të papushteteshmit e asaj kohe. Dhe aq me keq ke kaq vite qe e mban pran ne poste te rendesishme..Ke fytyrë dhe kerkon Veting ti…qe je i pari qe duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me rradhë. Leri filmat qe je pro Vetingut ti..!!!!!”, shkruan komentuesi.

E menjëhershme ka qenë edhe replika e Ramës, ndërsa si fillim i sugjeron komentuesit që të mësojë të shkruajë shqip. Nga ana tjetër, Rama ‘thumbon’ dhe protestën e PD-së, dhe ‘çadrën e lirisë.’

“Juli, meso shqip dhe lexo investigimin qe ta tregon se kush jane heronjte e Çadres, sepse po nuk lexove nuk di as te shkruash shqip pastaj dhe behesh papagall çadrash’, – pergjigjet Rama.

Ditën e sotme gazeta “Tema” publikoi një investigim ku pretendohet se Xhavit Seferi dhe Valbona Maloku, dy personat që kanë akuzuar publikisht Xhafajn për krime në kohën e komunizmit, rezultojnë me një të kaluar të errët, nga akuzat për përfshirje në trafiqe kriminale deri edhe në vrasje.
Sigal