Pse Kryeminsitri Rama anuloi vizitën në Sarandë?!

455
Sigal

E lajmëruar si një ekskluzivitet i fundvitit, vizita e kryeministrit Edi Rama në Sarandë dhe rrethinat e saj, nuk është realizuar. Ankthi ka mbetur përsëri në zemrat e qindra banorëve të n/prefekturës së Sarandës. Po pse nuk erdhi kryeministri? Nuk pati ndonjë deklaratë zyrtare nga zyra e shtypit, apo ministritë përkatëse. Po pse qytetarët mbetën me ankth dhe çfarë do të çlironte nga shpirti i tyre vizita e shumëpërfolur e kryeministrit Rama? Këto nuk janë retorika tanimë që kjo vizitë e shumëpritur nuk është realizuar. Opinioni qytetar komenton dhe reagon. Pritej që kryeministri Rama të përuronte segmentin përfundues të rrugës nga peshkimi tek porti detar dhe pas kësaj të fillonte prishja e objekteve të lajmëruara si pa leje, si ato zaptuese të mjediseve publike, si ato që preken nga plani urbanistik i rregullimit të qytetit. Kryeministri Rama nuk erdhi dhe loja e ankthit si macja me miun vijon në qytetin jugor. Por komentet nuk mbarojnë këtu. Qyteti flet. Rama, pas asaj që i ndodhi në Shkodër me qytetarët, nuk ka dashur t’i përsëritet në Komunën e Xarrës, ku do të përballej me reagim të ashpër të banorëve të kësaj zone ,pas grabitjes së tokave, që u është bërë banorëve nga shteti për krijimin e një ferme të shumëpërfolur. Çfarë ka ndodhur? Gazeta”TELEGRAF” ka botuar kontestimin dhe argumentimin e banorëve të kësaj zone për krijimin e fermës. Po më pas? Deputeti Koço Kokdhima me beniaminin Dhimo Kote bëjnë konferencën e themelimit të fermës së Xarrës në Himarë(?!). Më parë banorët kanë pasur konfrontim deri fizik dhe ndalime të personave me kryekomunarin, që për hir të së vërtetës është zgjedhur katër herë kryetar komune me votat e këtij komuniteti, që tanimë ndodhen të grabitur dhe të tradhtuar. Përsëri banorët kontestojnë dhe kundërshtojnë deri në përfshirje protestash. Kjo ka detyruar Kryeministrin Rama dhe deputetin Kokëdhima mos të jenë pjesëmarrës në festën e mandarinave, tanimë festë e kthyer tradicionale. Çfarë fshihet nga pas kësaj heshtjeje dinake? Banorët thonë nëpërmjet komisionit të tyre për mbrojtjen e pronës nga grabitja e pushtetarëve, se nuk do t’i lejojnë dhe të vijnë e të ulen këmbëkryq në Xarrë me banorët dhe jo në Himarë ku nuk ka lidhje fare toka e Xarrës me Himarën. Gjithsesi kjo festë mandarinash, përveçse aromatikës së saj shëruese, ka lëshuar edhe jonet e një konflikti, sa të hapur, aq edhe të vështirë për t’u mbyllur. Kjo për faktin tjetër se edhe fermerët e Konispolit për të dytin vit radhazi nuk marrin pjesë në këtë festival me një grup konkurrues(?!) dhe duket se janë në mbështetje të banorëve të Xarrës, por kurrsesi në kundërshti të kryekomunarit Kote. Këtë banorët e dinë më së miri, për mos të rënë në asnjë grabitjen e pronave, as në kurthe elektorale.

Agron MEMA