Pse iku Visho Ajazi?

449
Ylli Dylgjeri

Ka zëdhënës SHISH? Pse iku Visho? Pse nuk ka informacion nga Shërbimi? SHISH vërtetë eshtë institucion i heshtur por jo memec! Ka edhe këtu vend për t’u ndalur. SHISH wshtw institucion që mbahet me taksa publike. SHISH nuk është institucion okult. Ka detyrim të sqarojë publikun. Forma e sqarimit mund të jetë e veçantë. Zëdhënie duhet të ketë. Sjellja e sotme ndaj publikut dhe shtypit e bën më shumë se qesharak qëndrimin gojëkyçur. Mos duhet SHISH tjetër për të zbuluar, se pse u hoq Kryetari aktual i SHISH? Këtë duhet të sqarojë edhe zoti Klosi që del në çdo panel dhe nuk hedh asnjë penel për publikun. Por vetëm sqaron pa fund, se ka qenë në konflikt me Ish kryeministrat! Pse s’thuhet se duhet edhe këtu ndryshime ligjore. Ndryshime në informim. SHISH duhet të bëjë reformë. Dhe për këtë ka modele, ka përvoja dhe ka shëmbuj në botën demokratike. Sqaron Amerika që ruan oqeane, nuk sqarojmë ne qe s’ruajmë as kufijtë tonë.

Vazhdimi i pyetjes: “Pse u hoq Visho?” në kohët që kalojmë është një sjellje prej katundari e viteve të shkuara.
Sigal