Pse hesht qeveria për vrasjet e shqitarëve në greqi?

916
Sigal

Ministri i jashtëm grek paraljamëron hetime të reja për vrasjen e Kacifës. Ndërkohë që nga plumbat e policisë greke në muajt e fundit kanë gjetur vdekjen 97 shqiptarë të paarmatosur, mes tyre dhjetëra fëmijë të moshës 13-14 vjeç. Emrat e shqiptarëve të vrarë, datat e ekzekutimit dhe heshtja qeveritare

Pse heshtet nga qeveria e Shqipërisë për vrasjet e shqiptareve në shtetin grek? Të anulohet ligji famëkeq nr.7501 që ua merr tokën pronarëve shqiptarë dhe ua jep “argatëve” grekë. Deklarata që bën hero, Katsifasin dhe 26 shqiptarët e ekzekutuar pas vrasjes së terroristit me kallashnikov

1 -Nga plumbat e policisë greke kanë gjetur vdekjen 97 shqiptarë te pa armatosur, janë vrarë fëmijë 13-14 vjeç si dhe janë torturuar dhe sakatuar me dhjetëra shqiptarë.

3-Ministri i Jashtëm Dendia paralajmëron me zë të lartë – Zbardhjen e menjëhershme të vrasjes Katsifa, përndryshe …

 

U vra me armë në dorë nga policia shqiptare dhe për këtë vrasje Greqia ka reaguar përsëri. Por atë që nuk ka bërë shteti shqiptar në këto 30 vite për vrasjen e vdekjen e 97 shqiptarëve të pa armatosur nga policia dhe rojet kufitare dhe në total vdekjen e 200 shqiptarëve ne vendin fqinjë, sot po e bën Greqia. Është ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë zoti Dendia që me një zë të ashpër ka paralajmëruar Shqipërinë për zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së Kacifës, njeriu që la frymën e fundit me armë në dorë. Ministri Nikos Dendias i ka treguar përsëri Shqipërisë se zbardhja e vrasjes se Kostandino Kacifas, lidhet me perspektivën evropiane të vendit tonë, duke i rikujtuar edhe 5 prioritetet. Pra, sipas tij duhet që Shqipëria të pranojë se eliminimi i Kostandino Kacifas të konsiderohet një vrasje e papranueshme, pasi Greqia e ka konsideruar këtë njeri si hero. Por përgjigja e Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias pas një pyetjeje nga Anëtari i Zgjidhjes Greke Antonis Mylonakis ishte: “Ministria e Jashtme Greke ka treguar dhe vazhdon të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes thelbësore të Katsifas,- duke shtuar se: “Ai rregullisht informon dhe sensibilizon partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje, si dhe për çdo zhvillim që ndikon negativisht në minoritarët tanë në Shqipëri. Pozicioni ynë i vendosur, i cili është ngulitur fort, është se mbrojtja efektive e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek (EEM) ka të bëjë jo vetëm me marrëdhëniet bilaterale greko-shqiptare, por edhe, në veçanti, perspektivën evropiane të Tiranës, si dhe çështjen që Shqipëria ka ndër 5 prioritetet kryesore që duhet të përmbushë në mënyrë që të hap negociatat e saj të pranimit me Bashkimin Evropian tetorin e ardhshëm. Në mënyrë indikative, thuhet se, pas përpjekjeve të mëdha Greke, nevoja për zbulimin e plotë të çështjes Katsifa u regjistrua në Raportin Vjetor të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Z. Hahn, iu përgjigj një pyetjeje nga eurodeputetët grekë. Autoritetet duhet të hetojnë në mënyrë të plotë dhe transparente faktet që çuan në vdekjen e Z. Katsifa, duke vërejtur se zhvillimet në këtë fushë monitorohen nga afër nga Komisioni Evropian.

“Është fakt që përfundimi i hetimit të prokurorisë për çështjen e vrasjes së K. Katsifa është vonuar ndjeshëm (kujtohet se Prokurori i ri që mori përsipër çështjen Marsin e kaluar kërkoi dhe mori, sipas Kodit të Procedurës Penale Shqiptare, një shtyrje afati me kusht 3 muaj, për të përfunduar përfundimin e hetimit. Pritet raporti zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare për kushtet në të cilat një anëtar i EEM dhe një qytetar grek ka humbur jetën. Nga ana jonë, ne i kemi sqaruar palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesë të mëtejshme, nga një konstatim i plotë që hedh dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe çon në drejtësi. rikthimi i ndjenjës së sigurisë në EEM, për marrëdhëniet bilaterale dhe, në fund të fundit, për imazhin e Shqipërisë për kërkesën evropiane për sundimin e ligjit,” përfundon përgjigja e Ministrisë së Jashtme Greke.

Por pyetja shtrohet, si ka mundësi që pas heshtjes se Shqipërisë për vrasjet e shqiptarëve hesht edhe shteti grek, kur nga policia greke kanë gjetur vdekjen 97 shqiptarë të paarmatosur, janë vrarë fëmijë 13-14 vjeç, janë torturuar dhe sakatuar me dhjetëra shqiptarë, si mund të heshtë akoma shteti grek për vrasjen e 29-vjeçarit brenda në komisariatin e policisë, në Ano Patisia në Athinë, më 16 gusht 2016, si mund të heshtë një vend i BE-së për këto vrasje të shqiptarëve pa armë në dorë, por që u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.

Vdekja është e dhimbshme për çdo njeri pa dallim ngjyre, feje dhe kombësie, vdekja nuk njeh kufi, pasi e tillë është. Por…?!