PS zyrtarizon emrat e Bashkive. Surprizë mjeku Leli në Vlorë

504
TIRANE – Partia Socialiste ka zyrtarizuar këtë të martë kandidatët për bashkitë më të mëdha të jugut të vendit. Në takimet që kryeministri Edi Rama mbajti sot në selinë e Partisë Socialiste me deputetët e dy qarqeve më të mëdha të jugut të vendit, u zyrtarizuan emrat e tetë kandidatëve.
Për Bashkinë e qytetit bregdetar të Vlorës, socialistët zgjedhin të garojnë me mjekun Dritan Leli, duke lënë mënjanë kryetarin aktual Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit. Në Himarë PS do të hyjë në garën e zgjedhjeve të 21 Qershorit me kryetarin aktualisht të Himarës Gjergji Goro, ndërsa në Sarandë socialistët kandiduan gazetaren Floriana Koka. Kështu kreu aktual i bashkisë Stefan Çipa nuk do të mund të garojë për një mandat tjetër në Sarandë. Në bashkinë e Libohovës PS kandidoi Liza Mandi. Emrat e kandidatëve të bashkive të qarkut Vlorë u bënë publike nga deputetja socialiste e këtij Qarku, Valentina Leskaj, pas takimit të mbajtur në selinë rozë. 
Po ashtu, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, deputet i Gjirokastrës, bëri publik kandidatët e këtij qarku. Për Tepelenën socialistët kanë zgjedhur të rifusin
në garën elektorale më Tërmet Pecin, në Memaliaj me Durim Roshin, në Përmet rikandidohet Gilberto Jaçe, ndërsa në Bashkinë e Këlcyrës kandidati zyrtar i PS është Klemend Domi.
Nderkaq, sipas marreveshjes se koalicionit me LSI-ne, ne Bashkine e Gjirokastres kandidatja e se majtes eshte Zamira Rama, e cila garon ne keto zgjedhje nen siglen e LSI.
Ndërsa kandidatët e bashkive më të mëdha janë zyrtarizuar nga e majta, ajo që mbetet ende mister është Tirana. 
Kandidatet e zyrtarizuar sot nga PS
Vlorë – Dritan Leli
Himarë – Gjergji Goro
Sarandë – Floriana Koka
Libohovë – Liza Mandi
Tepelenë – Tërmet Peci
Memaliaj – Durim Roshi
Përmet – Gilberto Jace
Këlcyrë – Klement Doni
Kandidatet e tjere te zyrtarizuar nga PS
Qarku Tiranë
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Bashkia Kamëz Safet Gjici
Qarku i Fierit
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Balili
Bashkia Lushnje Fatos Tusha
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi
Qarku Korçë
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilisht (vijojnë konsultat)
Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)
Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)
Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase)
Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci
Qarku Durrës
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardjan Kokomani
Qarku Elbasan
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)
Bashkia Peqin ( PS pret propozimin e PDIU)
Qarku Dibër
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Farici
Qarku Kukës
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexh Biberaj
Sigal