PS zgjedh 2 kandidaturat për KLD Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla

488
Sigal

TIRANE– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot nën drejtimin e kryetarit Edi Rama, për të diskutuar për emrat e anëtarëve të KLD. Sipas burimeve për “A1 Report” në mbledhjen e sotme janë miratuar dy emrat për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla.
 
Kandidaturat për anëtar të KLD vijnë pas shkarkimit të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt në seancën e kaluar parlamentare.

Dy kandidaturat do të kalojnë në seanca dëgjimore e për t’u miratuar apo jo më pas në Kuvend.

Ndërkaq, pritet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit Bujar Nishani për këto dy kandidatura, si dhe qëndrimi i opozitës nëse do të thyejë bojkotin dhe do të kthehet në Kuvend për të diskutuar për dy emrat e propozuar nga mazhoranca për anëtarët e KLD.