PS: Shërim të shpejtë për liderin e opozitës

474
Për ngjarjen në mitingun e opozitës ka reaguar edhe Partia Socialiste. “Ditën e diel, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura. Gjysmë ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjitha autoritetet përkatëse ishin gati për të ofruar ndihmesën e tyre. Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqendrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni”, nënvizon Partia Socialiste. Ajo i uroi “shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe veçanërisht liderit të opozitës”.
Sigal