PS, Shalsi: Ja skandali me reklamat qeveritare

51

Partia Socialiste ka bërë të ditur dje shpenzimet për reklama që kanë kryer disa ministri. Deputeti Eduard Shalsi theksoi se paratë e taksapaguesve harxhohen nga qeveria që vetëreklamohet. “Sot ne do të bëjmë publike shpenzimet e reklamave të disa ministrive, për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të shohin sesi shpenzohen dhe ku shkojnë paratë e tyre. Afërisht 2 milion dollarë ka shpenzuar ministria e Lulzim Bashës për llogari të Sali Berishës. Shuma ekzakte 1 930 000 dollarë, duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një vit më pas, në vitin 2011, 1 milion dollarë për reklamë dhe propagandë qeveritare. Në vitin 2012, në 5 mujorin e parë, shifra kap 714 000 mijë dollarë”.

Më tej, Shalsi renditi me anë të një liste përkatësisht sesa para janë shpenzuar për reklamat në vite.

-Viti 2006 7 500 $

-Viti 2007 100 000 $

-Viti 2008 219 000 $

-Viti 2009 765 000 $

-Viti 2010 1 930 000 $

-Viti 2011 1 000 000 $

-Viti 2012 vetëm për 5 mujorin e parë 714 000 $

“Pra, këto janë shpenzimet marramendëse, mbi 4 milion euro, për të propaganduar qeverisjen e saj. Pra, Sali Berisha shpenzon miliona dollarë për të reklamuar veten e tij”.

Sipas Shalësit, ajo që bie në sy është një kompani e pranishme në të gjithë këto vite, quhet “Promo sh.p.k”. “Nuk bëhet fjalë për reklama informuese, por për propagandë të pastër politike dhe e shitur tek klientela e drejtpërdrejtë mediatike e Kryeministrit”.