Sigal

Komisionerët e  dhe numëruesit e votave do t’i emërojë qeveria

Jakup B. GJOÇA

Reforma zgjedhore nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor në Shqipëri, por do të ndërhyjë në çështjet kryesore të fushatës elektorale dhe zhvillimit të zgjedhjeve. Në këtë draft të propozimeve të PS-së nuk bëhet fjalë fare për numërimin dhe verifikimin elektronik, as në zgjedhjet vendore të 2019-s dhe as në zgjedhjet parlamentare të 2021.  Gazeta “Telegraf” zbardh draftin e amendimeve të kodit zgjedhor të bërë nga ekspertët e PS-së dhe ata të “pavarur”, por të kontraktuar nga Kuvendi, të cilët kanë ecur përpara pa opozitën, e cila ka bojkotuar komisionin. Në dokumentin, i cili ende nuk është bërë publik, PS-ja propozon që administratën Zgjedhore ta emërojë qeveria (institucionet që ajo kontrollon tërësisht) dhe nuk do të jenë më përfaqësues të partive politike. Gjithashtu, do të zvogëlojë edhe numrin e punonjësve të Administratës Zgjedhore, që marrin pjesë në procesin zgjedhor, domethënë numëruesit e votave. Reforma eZgjedhore  kërkon 84 vota në parlament, pra domosdoshmërisht edhe kontributin e opozitës, e cila deri tani nuk është shprehur dhe ka bojkotuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Administratën Zgjedhore do ta përzgjedhë …qeveria

PS-ja kërkon të bëjë një risi, por që është në fakt, një manovër për të shtënë në dorë gjithë administratën zgjedhore, e cila sipas propozimeve të PS-së nuk do të zgjidhet më nga partitë politike por nga individë që do të trajnohen nga KQZ dhe do të marrin titullin administrator zgjedhor,  dhe këtë risi PS-ja e quan …. depolitizim të  administratës zgjedhore. Kryetari do të jetë anëtari më i vjetër në moshë dhe sekretari, personi i dytë më i vjetër në moshe. Ndryshim kanë pësuar edhe grupet e numërimit të cilat nga 4 anëtarë do të reduktohet në 2 anëtarë. Gjithashtu, do të zvogëlojë edhe numrin e punonjësve të Administratës Zgjedhore, që marrin pjesë në procesin zgjedhor, domethënë numëruesit e votave. Nga 8 anëtarë që Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ka aktualisht, kodi i ri propozon të jenë vetëm 4. Nga 7 anëtarë që ka aktualisht Komisioni i Qendrave të Votimit, kodi i ri parashikon 3 anëtarë.,Pra nga 38254 persona që administronin zgjedhjet në qershorin e vitit 2017, do të jenë 16 446 persona.

Deklaratë ndershmërie e kryetarit të Partisë, që nuk do blejë …votën në zgjedhje

Për sa i përket shitblerjes së votës, kodi i ri parashikon vetëm një deklaratë të firmosur nga kryetari i Partisë që merr pjesë në zgjedhje ku zotohet solemnisht të nuk do të përfshihet në një veprim të tillë. Pra, shitblerja e votës, sipas propozimit të PS-së do t’i lihet në dëshirën, e nj deklarate të Kryetarit të Partisë, që nuk do …vjedhë votat. Sa për financimin e partive politike, kodi ndalon financimin me para në dorë për një subjekt më shumë se 30 mijë lek të reja nga 100 mijë që ishte më parë. Njëkohësisht një tjetër masë e re është se partitë nuk do të lejohen të marrin fonde nga persona juridikë apo kompanitë, të cilat kanë përfituar koncesione apo PPP në 3 vitet përpara zgjedhjeve. Po ashtu, personat juridikë dhe kompanitë që financojnë një subjekt politik do të ndalohen të marrin koncesione dhe PPP me më shumë se 10 milionë lekë për 3 vite pas zgjedhjeve. Megjithatë, për të ndaluar abuzimet, kodi ndalon që një subjekt zgjedhor të shpenzojë gjatë fushatës më shumë para se sa 2-fishi i shumës më të madhe që KQZ akordon për një parti politike. Për të denoncuar shkeljet me financimet e partive, KQZ do të krijojë edhe një portal online gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Monitorimi i fushatës zgjedhore

Në lidhje me monitorimin e fushatës zgjedhore, televizioneve do të vijojë t’i serviren materiale të gatshme nga partitë politike për në edicionet informative, por do të ndalohen reklamat politike me pagesë deri në 3 muaj përpara fillimit të fushatës zgjedhore. Ndërkohë, që nga përvoja e fushatës së vitit 2017, do të ndalohen edhe materialet propagandistike si postera flamuj etj, jashtë ambienteve të përcaktuara nga Bashkia dhe do të lejohen vetëm në distancë deri në 5 metër larg zyrave elektorale.

Barazia gjinore

Barazia gjinore është theksuar ndjeshëm në kodin e ri duke detyruar partitë të kenë në listën e tyre një në 3 emrat e njëpasnjëshëm përfaqësues të secilës gjini. Për këshillat bashkiakë, ky raport do të jetë një në 2 emra, pra 50%. Raporti i përfaqësimit tre gjinive do të shtrihet nga partitë politike deri në trupën e administrimit zgjedhor, KQZ, KZAZ dhe KQV. Dispozita e zëvendësimit të mandatit të ndërprerë të deputetit do të ndryshojë në favor të përfaqësimit të gjinive. Nëse një deputet largohet para kohe nga detyra, ai zëvendësohet nga e njëjta gjini në listën shumë emërore të caktuar nga subjekti zgjedhor dhe nëse kjo listë nuk ka më përfaqësues të së njëjtës gjini me deputetin e larguar, atëherë të drejtën për të marrë mandatin e ka një përfaqësues i së njëjtës gjini të partisë së dytë të koalicionit.