PS: PD shpif! Ja çertifikata e pafajësisë

461
TIRANE – Dekriminalizimi si dhe përfshirja e personave me rekorde kriminale në Kuvend, është sërish ditën e sotme objekt akuzash dhe replikash në distancë ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Ka qenë Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka i cili në një dalje për mediat, akuzoi se kandidati i mazhorancës për bashkinë e Krujës Artur Bushi është arrestuar në vitin 2010 për trafik droge në Itali. Duke cituar mediat italiane, Paloka tha se Rama po tregon çdo ditë që nuk ka vullnet për dekriminalizimin e Kuvendit.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i PS përmes deputetit Ulsi Manja që i cilësoi akuzat si shpifje të radhës nga Shqup. Sipas Manjës, Artur Bushi është i pafajshëm dhe këtë e tregon edhe certifikata e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë së Italisë. 
PS: PD shpif! Ja çertifikata e pafajësisë
Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, ku kjo e fundit akuzonte se kandidati i mazhorancës për bashkinë e Krujës, është arrestuar në Itali për trafik droge.
Në një dalje për mediat deputeti i PS Ulsi Manja i cilësoi shpifje të radhës deklaratat e opozitës, duke shtuar se Bushi është i pajisur me çertifikatë pafajësie nga ana e
Ministrisë së Drejtësisë italiane.
Sipas Manjës, PD shpif në një kohë që harron që ka në radhët e saj Arbenin Ristanin, person me precedent penal, apo edhe kryetari Lulzim Basha i cili nuk është dënuar për shkak procedurash.

“Lajm i mirë që për dekriminalizimin nuk po flet më Ristani apo Lulzim Basha, njëri i dënuar, tjetri që nga dënimi ka shpëtuar me procedura, por që sot duhet të përballet sërish me drejtësinë. Gjejnë kurajo për të folur ata që kanë kandiduar për një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë një individ të sapodënuar, me vendim gjykate. Sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga Shqupi, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali.” tha deputeti i PS Ulsi Manja 
Sigal