PS-PD përplasen në Kuvend për Reformën Zgjedhore

665
Reforma Zgjedhore përplas PD-PS në Kuvend, Ruçi ndëshkon Bashën, i pret fjalën
Ajo që pritej nga ky Kuvend duket se, sapo ka nisur të marrë udhë. Zhvillimet e djeshme treguan, se nuk është parlamenti që ne duam dhe as drejtuesi që duhet
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është përplasur sërish në seancën parlamentare të ditës së sotme me opozitën. Ndërsa javën e kaluar u përplas me Sali Berishën dhe preu seancën teksa ai fliste, dje u përfshi në debat me kreun e opozitës Lulzim Basha, gjatë kohës që diskutohej ngritja e komisionit të reformës zgjedhore. Gjithçka ndodhi pasi opozita po kërkonte debate për këtë komision dhe kërkonte që ky debat të zhvillohej pasditen e djeshme. Nuk dihet se kush kanë qenë direktivat që Ruçi kishte marrë nga lideri i së majtës Edi Rama. Por ajo që ndodhi pas orës 10: 00 të paradites, kur opozita kërkoi diskutim për pikën më të nxehtë dhe të pritshme për diskutim, dukej se ishte e parashikuar. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan që debati të zhvillohet në një seancë tjetër. Kryedemokrati Lulzim Basha u ngrit në foltoren e Kuvendit dhe i kërkoi kryeparlamentarit që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve, ose në të kundërt i tha se do të jetë përgjegjës për bllokimin total të punimeve të parlamentit. “Mblidh Konferencën e Kryetarëve tani! Vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet me një javë debati. Për një afat të arsyeshëm debati ne kemi propozuar orën 16:00, nëse ju duhet më shumë kohë të përgatiteni, merrni orën 18:00. Por kjo seancë nuk mund të procedojë në shkelje totale të normave dhe rregullores të Parlamentit. Është në rendin e ditës, s’mund ta heqësh nga rendi i ditës ti, sepse ke ardhur i papërgatitur”, u shpreh Basha. Ai akuzoi se kërkohet që t’i mbyllet goja opozitës, duke mos u larguar nga foltorja. Basha tha gjithashtu se “ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë”, duke shtuar se në rendin e ditës është çështja më e rëndësishme e Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështja e zgjedhjeve. Ai akuzoi mazhorancën se vjen e papërgatitur për debat, pasi nuk e do debatin. “Ti ngre kartonët këtu për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë”, tha ndër të tjera Lulzim Basha. Duke u ndalur në situatën e krimit në vend, deklaroi se “Ju keni lepurin në bark, s’dini nga t’ia mbani; se nga një anë keni ngjarjen e Elbasanit, nga tjetra anë keni Rrugën e Elbasanit. Po ky është problemi juaj. Problemi i shqiptarëve është se ju vini këtu me një maxhorancë fiktive, në aleancë me krimin, me një parlament ilegjitim”. Nga ana e tij Ruçi tha se kjo çështje është e mbyllur, duke thënë se do të diskutohet në seancën e radhës. Por vijimi i qëndrimit të Bashës në foltore ka tensionuar situatën, ç’ka ka sjellë paralajmërimin e ashpër të kreut të Kuvendit. “Mos e bllokoni foltoren, uluni zoti Basha. Mos më detyroni që masën e parë të përjashtimit si deputet ta marrë me ju. Tërheq vërejtje për pushtim të foltores”, deklaroi ai. Më tej kryeparlamentari ndërpreu seancën parlamentare me 5 minuta pushim.
Qëndrimi i opozitës në sallën e kuvendit

Zgjat pak minuta, mbyllet seanca plenare e orës 18:00
Seanca e orës 18:00 zgjati vetëm pak minuta. Në të u votuan disa projektligje. Ndërsa deputetët e opozitës qëndronin në këmbë duke bllokuar foltoren. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi duket se u tërhoq nga vendimi i orëve të mëngjesit, kur tha se do të kërkonte mbledhjen e kryetarëve për të ndëshkuar liderin e PD-së Lulzim Basha. Ruçi tha shkur,t se nuk do të ndërmerrte masa ndaj deputetëve opozitarë ashtu sikurse e parashikon Rregullorja e Kuvendit. Këta të fundit, gjatë kohës që zhvillohej votimi, e kanë bojkotuar dhe kanë bllokuar foltoren.
Kërcënon Basha: Do marrim një vendim, populli mund të marrë në dorë fatet e Kuvendit
Kreu i opozitës Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin në dorë fatet e Kuvendit, pasi fjala e lirë dhe demokracia po rrezikohen. Deklarata e Bashës erdhi pas mbylljes së seancës plenare. “Edi Rama preu zërin dhe figurën. Ministri i sigurimit të shteti aplikoi metodat komuniste, duke ndaluar fjalën e lirë” -tha gjatë fjalës së tij jashtë sallës së parlamentit, kryedemokrati Lulzim Basha.
Opozita bllokoi seancën parlamentare/ Vjen reagimi i Ramës: Se kuptoj çfarë …
Kryeministri Edi Rama ka komentuar bllokimin e seancës parlamentare nga ana e opozitës, veprim i cili erdhi pasi Ruçi vendosi të përjashtojë nga seanca kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama thekson se mazhoranca ju dha konsensus për atë që donin, por opozita nuk e pranoi. S’kanë ide duan sherr????U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren????A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen?’, shkruan Rama.
Seanca Parlamentare dhe debatet orë pas ore
Ora 10:00 Nis seanca e Kuvendit. Deputetët të përgatitur për diskutime rreth Komisionit të Reformës Zgjedhore e përcaktuar ne rendin e ditës. 

Ora 10:10 Ruçi: Sot ngremë komisionin e Reformës Zgjedhore, përbërja e barabartë

Ndërkaq më herët, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Komisioni do të jetë dypartiak, do të trajtojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe propozimet e partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit jo më pak se 1 për qind të votave. 

Ora 10:20 Kërkohet debat për reformën zgjedhore nga PD
Partia Demokratike ka kërkuar debat përpara ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se deputetët e PD janë përgatitur për debat dhe kanë depozituar emrat e deputetëve. “Përbërja e komisionit do të jetë e barabartë mes shumicës dhe pakicës. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PD dhe PS, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë, ekspertë ndërkombëtarë janë të ftuar”, ka deklaruar Ruçi. 

Ora 10:25 Deputeti Pandeli Majko kërkon që debati të zhvillohet në komision dhe jo në seancë parlamentare

Spahos i është përgjigjur Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili tha se një debat i tillë duhet të zhvillohet në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. “Për procedurë, s’besoj se ka pasur jetë parlamentare që ka ngritur komision për zgjedhjet e ardhshme. Janë debate që duhet zhvilluar tek komisioni i posaçëm. Ne biem dakord që mos të biem dakord. S’e kuptoj esencën e kërkesës për të bërë debat për diçka që kemi konsensus. Nëse e bëni për të treguar se sa të ashpër jeni si opozitë, bëjeni si herës që kaloi që na mbajtët deri në orën 3 të natës , për diçka që mund të përfundonte për një orë,” tha Majko.

Ora 10:30 PS dhe LSI kërkojnë shtyrjen e seancës
Teksa PD kërkoi të bëhej debat në Kuvend, PS dhe LSI kanë qenë në një mendje për shtyrjen e seancës. 

Ora 10:45 Ruçi ndërpret për 5 minuta seancën
Ora 10:50 Rinis seanca, Basha nuk lëshon foltoren
Ora 11:00 Kuvendi hedh në votë propozimin e Spahos, rrëzohet
Ruçi hodhi në votë propozimin e Edmond Spahos për zhvillimin e seancës për debat lidhur me ngritjen e reformës zgjedhore sot pasdite në orën 16:00. 

Ora 11:05 Basha nuk ikën nga foltorja, Ruçi e përjashton 
Ora 11:20 Ruçi shtyn seancën për në orën 13:00
Ora 10:40 Basha akuza Ruçit: Po shkel rregulloren
Ora 13:00 Rinis seanca e Kuvendit, Basha nuk del nga salla
Ora 13:10 Seanca shtyhet për në orën 18:00
Ora 13:30 Vjen Berisha në Kuvend, i bashkohet grupit
Ora 13:40 Grupi i PD-së ngujohen në sallë

Lulzim Basha dhe deputetët e grupit parlamentar qëndrojnë të ngujuar në sallën e Kuvendit deri në orën 18:00. 

Ora 14:00 Basha nga Kuvendi: S’dalim nga salla, këtu do rrimë deri në mesnatë
Kryetari i PD u shpreh kundër shtyrjes së seancës, ndërsa akuzoi kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi se po shkel rregulloren e Kuvendit. Pas akuzave, kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën, ndërsa i bëri vërejtje. 

Ora 14:30 Neni 65 i rregullores së Kuvendit
Sipas nenit 65 të rregullores së Kuvendit, Lulzim Basha dënohet me përjashtim nga Kuvendi vetëm për një seancë

Ora 15:00 partitë negociojnë për të shtyrë seancën 
Ora 15:30 Kryetari i grupit të PD, Spaho negociata me Ballën dhe me Ruçin për seancën plenare 
Sigal