PS në prag të zgjedhjeve, në dhjetor me struktura të reja drejtuese

417
Kur po mbushet thuajse dy vit nga skadimi i mandatit të gjitha strukturave të Partisë Socialiste, përfshi edhe atë të kryetarit, PS ka vendosur të thërrasë Asamblenë në shtator për të nisur një riorganizim të thellë zgjedhor që pritet të finalizohet në dhjetor me thirrjen e Kongresit.
Por nëse strukturat drejtuese nuk ka asnjë dyshim që do të zgjidhen, për Kryetarin nëse do të ketë ose jo një votim nga anëtarësia do ta vendosë Asambleja e PS.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, jane analizuar edhe rezultatet e socialistëve në zgjedhjet e 21 qershorit.
Kryeministri Edi Rama mësohet të jetë shprehur i kënaqur me rezultatin, duke deklaruar se në disa zona deputetët ia kanë dalë të fitojnë bindshëm, por ka shprehur rezerva për disa zona të tjera ku PS humbi, madje edhe bastione. Por te gjitha do të diskutohen në analizën e thellë qe do të mbahet në shtator në Asamble.
Gazetarja: Pse e keni lënë për muajin shtator analizën e zgjedhjeve?
Rama: Hajdeni dhe futuni në PS nëqoftëse doni të dini se çfarë bën PS.
Tjetër mendim ndajnë deputetë të PS-së.
Kryeministri Edi Rama u kujtoi deputetëve se pushimet nuk kanë filluar dhe kërkoi angazhim në jetën parlamentare.
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryetari Rama ka njoftuar zgjerimin e partisë, me 150 mijë anëtarë realë.
Sigal