PS mbledhje me dyer të mbyllura në Shkodër, i pranishëm Bushati

409
Partia Socialiste po zhvillon këtë pasdite një mbledhje me strukturat e saj në qytetin e Shkodrës. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ku i pranishëm është edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati ka deklaruar se loja e deritanishme s’ka rezultuar e suksesshme. Sipas tij, duhen zgjidhur problemet dhe të rritet anëtarësia. “Do të ketë zgjedhje për kryetar partie. Zgjedhje dhe në të gjitha strukturat e PS në Shkodër. Jo gjithçka ka funksionuar sipas parashikimeve. Duhet të zgjidhim problemet dhe të rrisim anëtarësinë. Ka ambicie për të dyfishuar numrin e anëtarësisë. Loja e deritanishme s’ka rezultuar e suksesshme. Ju duhet të komunikoni me njerëzit për problemet. Duhet ndershmëri maksimale në këtë proces”, ka thënë Bushati.
Sigal