PS: Largimi i Manjanit, u bë në mirëkuptim me LSI, koalicioni me të vazhdon normalisht

456
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, komentoi tensionet e fundit brenda mazhorancës si dhe shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Sipas Ballës, kritikat e ministrave të LSI-së ndaj atyre të PS-së duhet të ishin adresuar në rrugë institucionale dhe jo nëpër ekranet e televizioneve. Ai sqaroi, se shkarkimi i Ylli Manjanit dhe emërimi i Petrit Vasilit u bënë në konsensus të plotë mes PS-së dhe LSI-së. Sipas Ballës, “Ministrat kanë të gjithë mundësinë që kritikat e tyre t’i bëjnë në mbledhjen e qeverisë, pranë Kryeministrit, pranë kryetarit të Kuvendit, të cilët janë dy bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Ajo që do të theksoja se s’ka qenë e mirë dhe nuk është e pranuar, është që një ministër të kritikojë kolegun e tij në qeveri në këto rrethana. Pra, nëse ke dështuar që shqetësimin tënd ta ngresh në struktura, nëse një ministër socialist do të kritikonte një ministër të LSI-së në publik, pa e ngritur atë në mbledhje të qeverisë, grupit parlamentar socialist, pa i kërkuar një takim kryetarit të grupit parlamentar të LSI apo të kryetarit të LSI dhe kryetarit të Kuvendit, atëherë merr vlerë kritika, pasi në të kundërt tregon, se si hidhet një inat personal apo është një lojë politike me të cilën nuk ka kohë të merret njeri”, u shpreh Balla. Deputeti socialist theksoi, se koalicioni me LSI-në do të vijojë dhe në këtë funksion, sipas tij, LSI është ftuar për të vijuar koalicionin edhe për zgjedhjet e 18 qershorit.
Sigal