PS kundërshton LSI për lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentar

435
Sigal

Një ndër kushtet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, aplikimi i listave të hapura në zgjedhjet parlamentare të Qershorit, vijon të kundërshtohet nga Partia Socialiste. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Taulant Balla, u shpreh i prerë për këtë propozim që u parashtrua në tryezën e komisionit edhe nga përfaqësuesit e dhomës zgjedhore. Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, foli për zgjidhje praktike, pa thënë nëse ishte rënë dakord dhe për disa propozime të tjera të bëra nga dhoma zgjedhore, mes të cilave edhe dekriminalizimi i organeve të zgjedhura dhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Me shumë gjasë çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore mund të përplasë palët në komision. Komisioni i reformës zgjedhore vijon të mos mblidhet prej disa javësh. Socialistët pak kohë më parë u shprehën të gatshëm për të pranuar testimin për votimin dhe numërimin elektronik, propozim ky i Partisë Demokratike, ndërsa hodhën poshtë ndryshimin e mënyrës së financimit të partive.