PS: Kirurgu Ilia Stefa kandidati i majtë për Bashkinë e Kolonjës

403
Sigal

Partia Socialiste ka zgjedhur të hyjë
sërish në garë me një mjek në zgjedhjet e parakohshme në bashkinë Kolonjë që do
të mbahen më 9 nëntor, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kreut të kësaj
bashkie rreth një muaj më parë.

Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili
në një prononcim për mediat bëri me dije se grupi parlamentar i Partisë
Socialiste ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme kandidaturën e kirurgut Ilia
Stefa si kandidat për kreun e bashkisë Kolonjë./Gazeta Telegraf/