PS-ja zyrtarizon 4 kandidatët e saj për Bashkinë e Tiranës

842
Pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes PS-së dhe LSI-së, për zonat ku do garojnë kandidatët respektivë, tashmë mbetet që koalicioni të përzgjedhë emrat. Pavarësisht se dy bashkëkryetarët Rama-Meta deklaruan se emrat do të jenë të plotë para datës 1 prill, Gazeta “Telegraf” ka arritur që të zbulojë kandidatët.
4 kandidatë të PS-së për Bashkinë e Tiranës
Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet lokale në Tiranë. Kryeministri Edi Rama mblodhi dje Asamblenë e PS-së për Tiranën, ku 11 njësitë e kryeqytetit propozuan 3 emra për garën për kreun e bashkisë së Tiranës nga rradhët e partisë, ndërsa emri i katërt vjen si propozim i Shoqërisë Civile. PS-ja ka propozuar si kandidatë për kreun e bashkisë së Tiranës, Pandeli Majkon, Blendi Klosin dhe Lindita Nikollën. Ndërkaq, Albana Dhimitri u propozua nga Shoqëria Civile. Rama ka deklaruar se PS-ja është e angazhuar për të fituar bindshëm garën në Tiranë. Më herët, Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë që kësaj here kryebashkiake e Tiranës të jetë një femër. Ditë më para kryetari i LSI-së, Ilir Meta hapi fushatën elektorale në bashkitë e Kukësit dhe Lezhës, duke promovuar rikandidimin e Viktor Tushes në bashkinë e Lezhës dhe të Hasan Halili. PS-LSI ende nuk kanë bërë të qartë nëse do të pranojnë të bëjnë koalicion me PDIU-në, e cila nga ana e saj, ka bërë të qartë, se kushti kryesor për të bërë aleancë, është që të marrë 5 bashki. 
Ja cilët janë një pjesë e emrave të koalicionit të majtë, që do të garojnë në votimet e 21 qershorit. 
Në Durrës Vangjush Dako, që synon të marrë mandatin e tretë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar. 
Në Elbasan Qazim Sejdini, gjithashtu do të garojë për një mandat të tretë si kryebashkiak. 
Në Fier gara është mes 2 emrave potencial, deputetit socialist Armando Subashi dhe ish-drejtorit të ujësjellësit Salarjon Tota. 
Më e lehtë gara paraqitet në Korçë, ku Sotiraq Filo, do të garojë për mandatin e tij të parë të plotë, pasi aktualisht u zgjodh si zëvendësues pas largimit të Niko Peleshit si zëvendëskryeministër.
Në Lezhë emri i kryetarit aktual të Bashkisë Viktor Tushaj, pritet të jetë përsëri në garë, për një mandat të tretë në krye të bashkisë.
Shkodra pritet të ketë kandidaten e të majtës Keti Bazhdari, e cila ka kryesuar departamentin e të përndjekurve politik në Partinë Socialiste.
Për Beratin në garë janë 2 emra që vijnë nga LSI, i pari është deputeti aktual Gledion Rahovica dhe Petrit Sinaj që aktualisht mban postin e kryetarit të LSI në Berat.
Në Gjirokastër do të garojë prefektja e qarkut Zamira Rami, LSI synon përsëri bashkinë e qytetit jugor pas humbjes që pësoi në votimet e 2011. 
Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha pritet të jetë kandidatja e të majtës për këtë bashki, pas 3 mandateve të Shpëtim Gjikës, që ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e garës.
Në qarkun verior të Kukësit pritet të garojë kryetari aktual i bashkisë Hasan Halili, nën siglën e LSI. Halili është zgjedhur kryetar nën siglën e Partisë Demokratike në 2011, por ju bashkua LSI pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Në Bashkinë e Peshkopisë, janë dy emra: Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama. 
Kandidatët për bashkitë nga LSI
1.Gjirokastër – Zamira Rami LSI
2.Berat – Gledion Rehovica, LSI
3.Selenicë, LSI
4.Pogradec – Roshi Tollozhina LSI
5.Skrapar – Nesim Spahiu LSI
6.Përrenjas – Miranda Rira, LSI
7.Vorë, LSI
8.Kuçovë,LSI
9.Mallakastër, LSI
10.Lezhë – Viktor Tushaj, LSI
11.Kukës – Hasan Halili, LSI
12.Delvinë LSI
13.Cërrik LSI 
14.Bulqizë LSI
15.Kolonjë LSI 
Kandidatët për bashkitë nga PS
1.Vlorë – … Leli, Etjona Hoxha, Brunilda Mersini, PS
2.Peshkopi – Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama PS
3.Tirana – Albana Dhimitri, Lindita Nikolla , Pandeli Majko, Blendi Klosi PS
4.Përmet – Bledi Mane PS
5.Poliçan, Adriatik Zotkaj PS
6.Kavajë- Elvis Rroshi PS
7.Shkodër – Keti Bazhdari, PS
8.Tropojë – Rexhë Biberaj, PS
9.Kurbin – Artur Bardhi, PS
10.Mat – Adelina Farrici, PS
11.Mirditë – Adrian Leka, PS
12.Durrës – Vangjush Dako, PS
13.Shijak – Indrit Buka, PS
14. Sarandë PS
15.Elbasan – Qazim Sejdini, PS
16.Peqin – Bukurosh Maçi, PS
17.Librazhd – Kastriot Gurra, PS
18.Gramsh – Dritan Bici, PS
19.Lushnjë – Fatos Tushe, PS
20.Roskovec – Flamur Mato, PS
21.Tepelenë – Redi Rama,Pëllumb Milori,Tërmet Peçi, PS
22.Këlcyrë – Klement Ndoni, PS
23.Korçë – Sotiraq Filo, PS
24.Himarë, PS
25.Kolonjë – Ali Laho, PS
26. Memaliaj – Reshat Zike, PS
27.Libohovë – Vladimir Hide, PS
28.Fier – Salarjon Toto, PS, 
29.Divjakë, PS
30.Belsh, PS
31.Ura Vajgurore, PS
32.Patos, PS
33.Poliçan, PS
34.Rrogozhinë, PS
35.Maliq, PS
36.Devoll, PS
37. Konispoli PS
38. Vau I Dejës PS
39. Pukë PS
40 Malësi e Madhe PS
41. Has PS
42. Klos PS
43. Kamëz PS 
Kandidatët për bashkitë nga PBDNJ
1.Dropull, PBDNJ
2.Livadhja PBDNJ
3.Pustec – Edmond Themelko PBDNJ
Kandidatët e kryesive të degëve të PD për Bashkitë
1.Tiranë: Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Halim Kosova
2.Shkodër: Sokol Ramadani, Arben Muça, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Xhemal Bushati, Edi Teli, Xhevdet Amulli, Helidon Bushati.
3. Vau i Dejës: Zef Hila- PDK.
4.Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, Ferdi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj, Ramadan Lika, Anton Koka.
5.Pukë: Rrok Doda, Beqir Arifaj, Ndue Cara.
6.Tropojë: Agron Demushi, Besnik Duzha, Xhevdet Hoxha.
7.Has: Gëzim Ngjeçi, Myftar Dauti.
8.Kukës: Arif Rexhmati, Bashkim Shehu.
9.Mirditë: Bardhok Filopati, Gjergji Prenga Mentor Ndreu
10.Klos: Fehmi Hoxha, Abdulla Diku.
11.Bulqizë: Durim Balla.
12.Dibër: Rrahim Kaleci, Ilir Krosi, Bedri Kamberi, Sadri Laçi.
13.Durrës: Grida Duma, Agron Duka, Ardian Muka, Oerd Bylykbashi, Arqile Gorea.
14.Shijak: PR.
15.Kamzë: Xhelal Mziu, Asllan Dogjani.
16.Kavajë: Engjëll Cara, Mirazh Shkodra.
17. Rrogozhinë: Eqerem Deliu.
18.Elbasan: Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi, Ilir Dervishi, Ardian Turku, Luçiano Boçi.
19.Librazhd: Shefki Çota, Bujar Vreto, Ndriçim Lila, Islam Mana.
20.Përrenjas: Ardian Zeneli, Bashkim Karriqi.
21.Lushnje: Darien Xhindole, Saimir Korreshi, Jakup Beqiri.
22.Divjakë: Irakli Gorea.
23.Fier: Kozma Dashi, Luljeta Seiko, Dritan Petova, Zana Numani.
24.Mallakastër: Agron Kapllani.
25.Ura Vajgurore: Bujar Hoxha, Justin Zyka, Irfan Dyli, Bardhyl Fesko.
26.Berat: Lefter Maliqi, Xhevair Ngjeqari, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati.
27.Kuçovë: Myslym Haxhiu, Ilir Koxhaj,Ardian Sulovari,, muhamed Bregu
28.Skrapar: Hajredin Bakiasi.
29.Pogradec: Bajram Fejzullari, Armand Zerka, Fredi Pikuli, Edi Kapri.
30.Korçë: Andrea Mano, Gjergji Mero, Ledia Aliolli.
31.Kolonjë: Viktor Duro.
32.Përmet: Vasil Nikolla, Artan Shupuli.
33.Këlcyrë: Bujar Fezga, Arjan Kasaj, Arben Dosti.
34.Memaliaj: Melsen Çela, Bujar Kapllanaj, Gëzim Malkaj.
35.Gjirokastër: Igli Kokalari, Ilia Kuro, Dasho Aliko, Mimoza Çomo
36.Libohovë: Altin Çomo.
37.Vlorë: Moisi Meminaj, Vullnet Karalliu, Genci Deromemaj, Gramoz Nazaraku, Gentian Hamzaraj.
38.Selenicë: Ilia Seferi, Pilo Toto.
39.Himarë: Orest Çika.
40.Sarandë: Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla, Arben Vogli.
41.Delvinë: Dhurim Alimani.
42.Kurbin: Ilir Pjetri.
43.Mat: Nezir Rizvani, Rustem Nuzi, Alfred Ahmetcenaj.
44.Peqin: Diell Çela.
45.Cërrik: Servet Duzha.
46.Gramsh: Kastriot Zera.
47,Tepelenë: Vehip Çela, Eshref Shehu.
48.Roskovec: Gëzim Çaushi.
49. Konispol
50 Livadhja
51. Dropull
52. Devoll
53.Pustec
54. Poliçan
55.Patos
56. Belsh
57. Peqin
58.Vorë
59. Klos
60.Lezhë
61. Fushë Arrëz
Sigal