PS-ja i merr drejtoritë LSI-së në Sarandë

481
Sigal

Konkurencë politike, apo përçarje lokale janë bërrilat midis aleatëve të maxhorancës, për vendet e punësimit në qarqe

Ndonëse në dukje dhe publikisht deri më sot, që nga  koha e marrëveshjes për koalicion midis PS-LSI, nuk është dëgjuar asnjë qëndrim apo deklaratë e kundërt, përjashto vetëm qëndrimin publik të Petrit Vasilit, për testimin e bluzave të bardha, I cili I bëri thirrje minsitrit socialist të tërhiqej nga politika e testimeve, në heshtje, porn ë veprim, vihen re luftë bërrilash, midis aleatëve të maxhorancës, jo për politikë, por për vendet e punësimit, nëpër qarqe.

Rindahet pita e posteve drejtuese të administratës publike

Nuk ka kaluar shumë dhe krisja e rradhës, brenda koalicionit qeverisës mes PS-së dhe LSI-së në qytetin e Sarandës, ka ndodhur. Themi e rradhës, sepse kërkesat e LSI-së sipas marrveshjes së koalicionit, asnjëherë nuk janë respektuar nga PS-ja me aleaten e saj, sidomos në Sarandë. Këtu kujtojmë ngërçit gati njëvjeçar të këshillit bashkiak, ku përsëri LSI-ja u detyrua të tërhiqej nga kërkesat e saj për ndarjen e posteve në administratë, me premtimin se do kompesoheshin në ndarjen e drejtorive. Por fill mbas ndarjes së tyre, deputetët e majtë filluan presionet ndaj drejtuesve që vinin nga LSI-ja.

Hiqet drejtoresha e LSI-së, për t’u zëvendësuar me drejtoreshën e PS-së

Rokada rradhës  e heqjes së drejtorëve në Sarandë është edhe përgjegjësja e zyrës arsimore të Sarandës, Katina Gogo, ish kandidate për deputete nga LSI në qarkun e Vlorës, e treta në listen zgjedhore të 23 qershorit 2013, ku arrin të marrë rreth 4000 vota. Zonja Gogo nuk ndenji dot asnjë vit në këtë post dhe dje  ajo është e dorëhequar nga detyra, si shkak i presioneve dhe shantazheve politike, të bëra nga deputetë e drejtues të PS-së në Sarandë .Në takimet e herë pas hershme të deputetve dhe grupit negocioator për administratën publike, bëhet e ditur se Gogo ka replikuar ashpër me deputetët socialistë për “reformën” e tyre në administrate, duke emruar të dërguarit e tyre, duke u kthyer kështu në drejtoresha më e kritikuar për zbatime të urdhrave politikë.

Prononcimi i ish drejtoreshës për gazetën “Telegraf”

Ish drejtoresha e Arsimit në Sarandë, Katina Gogo zbardh  për gazetën “Telegraf” edhe arësyet përse ajo u detyrua të “dorëhiqej” nga posti i drejtoreshës. Zonja Gogo thotë se ajo, si drejtoreshë e Arsimit në Sarandë nuk mund të emëronte drejtues arsimi me shkelje të ligjshmërisë, apo persona që nuk kanë punuar qoftë edhe një minutë të vetme në arsim, por presionet  politike ndaj saj kanë qenë të shumta. Këto ia ka bërë të ditura edhe ministres Nikolla, e cila i ka thënë se ajo duhet të zbatojë ligjin, dhe, po të njëjtën gjë, i kanë thënë edhe deputetët e LSI-së. Mirëpo, këto përgjigje kanë qënë për sy e faqe, sepse në prapaskenë, është luajtur loja tjetër. E shkarkimit të saj, për mosbindje të urdhërit politik. Që nga fillimi i vitit shkollor të 2014 u intensifikuan shantazhet dhe Gogo e dha dorheqjen në 06 dhjetor 2014, mirëpo nuk e shpallnin, sepse ata e dinë, ndërkohë që kjo ishte e papunë.Madje ende nuk e zvendësojnë, e mbajnë të komanduar.

Ministrja Nikolla dhe deputetë të PS-së, i kërkojnë  drejtoreshës të emërojë edhe rojen e shkollës nga lista e PS-së

Kështu, vetëm për pak ditë, drejtoresha e Arsimit të Sarandës ajo është thirrur në ministri nga vet ministrja Nikolla në prani edhe të dy deputetve socialistë dhe i është kërkuar emërimi i komanduar nga deputetët , madje dhe posti i rojes së shkollës ka qenë në bllokun e deputetit. I gjithë ky presion disa mujor bëri që drejtoresha Gogo të jap dorheqjen nga posti i përgjegjëses së Arsimit,  duke mbetur e kërkuar punë, ndërsa zotërinjtë e ministrisë bëjnë shurdhërinë dhe mosdijen se Gogo drejton arsimin në Sarandë, ndërkohë që DAR-Vlorës ka komanduar në menaxhim në zyrën arsimore një inspektor të emëruar pas fitores së të majtës, i cili po kryen reformën në arsim, sipas komandimeve politike, gjë që është tejet e palejueshme. Kjo ndodh për vet faktin se arsimin e ka LSI-ja dhe emërimi i përgjegjësit të ri mund t’u hap punë në emërime.

Arsimi në Sarandë në ankand politik

Në këtë situatë Arsimi i Sarandës është në ankand politik dhe administrativ. Por kjo situatë ka sjellur edhe rënien në maksimum të disiplinës në shkolla, ku vetëm para dy ditësh plasi sherri me mjete të forta në dy shkollat e qytetit dhe ju desh ndërhyrja e polocisë për vendosjen e rregullit. Pra kemi emërime të komanduara politikisht dhe jo me konkurs, siç edhe pretendohet. Deputetët socialist i kanë bërë shantazh zonjës Gogo në prezenën e ministres Nikolla dhe kjo nuk ka reaguar, jo si ministre, por as si grua për këtë sjellje në institucionin, që ajo drejton dhe është pajtuar me gjendjen dhe situatën e krijuar. Kur do të zëvendësohet përgjegjësja e arsimit, se prindërit nuk kanë ku të shfaqin një ankesë ligjore?

Agron MEMA