“PS-ja fiton edhe pa Metën, Topi të dalë nga qypi i tij”

544
Sigal

Rama në intervistën e mbrëmshme te “Tonight Ilva Tare”, parashtroi platformën politike të PS-në, në fushatën elektorale që sapo ka nisur, për zgjedhjet e 2013-s. Duke folur për aleancat e mundshme të 2013-s, Rama tha: “Do të bëjmë koalicion me çdo parti që dëshiron rrëzimin e Sali Berishës. Ndërsa për mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në, Rama tha se, derisa kjo është në qeverisje me Berishën, nuk do të ketë aleancë. Madje, për të përforcuar bindjen e tij se PS-ja fiton edhe pa LSI-në, Rama soli shembuj, ku në 2011-n në Bashkitë e Durrësit dhe Elbasanit, PS-ja pa LSI-në i fitoi këto bashki me mijëra vota më shumë, se sa me dhjetëra vota në 2007-n me LSI-në.  Ndërsa për partinë e Topit, Rama u dëftua më i ashpër, duke shprehur pakënaqësinë që deri tani Topi ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj PS-së. Rama, madje përdori batutën: “Bamir Topi duhet të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp dhe ta ndajë mirë nëse do marrë vota nga të pakënaqurit djathtas të Saliut për të shkuar me Saliun apo do t’i kundërvihet deri në fund atij”.

Ja disa nga pohimet  më të spikatura të intervistës së Ramës:

– Gjithë liderët e vendeve perëndimore e shikojnë tvvitter-in si mjet të lirë komunikimi kurse si vëllezërit e Gaddafit vazhdojnë e rrinë me orë të tëra në ekranet e televizionit publik dhe në ekranet e televizioneve që kontrollojnë vetë duke i folur njerëzve për “mrekullinë” që ndodh.

-Forcat e policisë mu dukën si një trup i braktisur nga një grup drejtuesish super të politizuar.

Rama: Taksim i ndershëm do të thotë që : unë kryeministër të taksohem më shumë se pastruesja e Kryeministrisë. Sot pastruesja e Kryeministrisë paguan më shumë taksa se Kryeministri Sali Berisha

– Kush ka marrë para në kurriz të publikut, do t’ia kthejë ato publikut, kush ka fituar para me djersën e tij do t’i gëzojë ato dhe do ta vendosim në piedestal.

– Do t’i heqim taksën biznesit të vogël, jo taksat. Ka një taksë që paguan biznesi i vogël prej 3% dhe ne do ta heqim.Ne do të ulim çmimin e bukës përmes çlirimit të tregut.

-Opozita nuk mund të gjykohet si humbëse kur në parlament Saliu ka votat dhe kur s’ka asnjë mundësi të imponohet me numra.

-Ne do ta votojmë imunitetin.

-Drejtësia ka mbaruar deri sa bashkëshortja e Guvernatorit jep vendime që lirojnë të dënuarit.