PS, Gjylameti: Basha ka frikë të shfaqet në Tiranë, në 4 vite nuk mbajti asnjë premtim

505
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha se po u fshihet qytetarëvetë Tiranës. Sipas saj, Bashën mund ta shohësh të shfaqët gjithkund, brenda dhe jashtë vendit, por vetëm në Tiranë jo, në krah të kandidatit të PD-së për Tiranën, Halim Kosova, sepse Basha në 4 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim. 
“Lulzim Basha ka frikë të duket në Tiranë. Shfaqet kudo, në SHQUP, në Kamëz, në jug e në veri por në Tiranë s’guxon të duket. Edhe pse zyrtarisht është ende kryetar i Bashkisë qytetarët e Tiranës kanë më pak shanse ta shohin Lulin sesa qytetarët e Holandës. Lulzim Bashës nuk ia mban më të duket as krah për krah me kandidatin e tij për Tiranën dhe t’u thotë qytetarëve se çfarë ka bërë në këto 4 vjet. Ka frikë se i prish punë. Ka frikë të dalë e të shpjegojë bashkë me Halimin sesi e ka mbajtur premtimin për tramin, për internetin falas, për rrugët e trotuaret, për parqet e reja dhe gjelbërimin, për hapësirat rekreative dhe këndet e lojërave për fëmijët”, tha Gjylameta.
Më tej, ajo ka theksuar se arsyeja përse Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim është jo pamundësia apo bllokimi i qeverisë, por është paaftësia e tij.
“E vërteta është se Luli s’ka bërë asgjë. Jo s’e s’ka pasur mundësi, jo se e ka bllokuar qeveria, dhe jo sepse s’ka pasur para. S’ka bërë asgjë sepse është i paaftë të bëjë gjë”, tha ajo. Sot banorët e Tiranës jetojnë në një qytet që ka më pak gjelbërim, më pak hapësira për nënat e fëmijët sesa 4 vjet më parë. Jetojnë në një qytet që është më i pisët se 4 vjet më parë. Prandaj në 21 qershor ata do ta refuzojnë Lulin dhe kandidatin e Lulit dhe do të zgjedhin drejtimin e duhur për Tiranën” tha Gjylameti. 
Sigal