PS e PD përplasen për serverat

438
Deputeti socialist Ervin Bushati, ka hedhur akuza mbi opozitën se nuk është e interesuar t’i shkojë deri në fund Reformës në Drejtësi. Sipas Bushatit, “kjo tregon se ata nuk janë të interesuar. Dëshmitarët erdhën, por opozita mungoi në sallë. Bojkoti i opozitës vjen fill pas pezullimit të Berishës për thirrjen që i bëri popullit për t’u armatosur. Mazhoranca ka qenë e pranishme në të tre mbledhjet e komisionit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen”. Pas kësaj deklarate, një kundërpërgjigje e hapur ka ardhur nga deputeti demokrat, Arben Ristani, i cili ka deklaruar sot se komisioni hetimor për serverin e Tatimeve po pengohet nga strukturat e shtetit për të mos funksionuar.
“Vazhdon të shtohet budallallëku dhe pjesa qesharake të kësaj mazhorance. Afati që përcakton këto komisione, nuk është përcaktuar nga rregullorja apo ligji, tha Ristani. “Këto afate i shtyn Prokuroria, sepse nuk është e lehtë të bësh hetime. Afatet i ka vendosur Parlamenti. Opozita po pengohet në mënyrë të qartë e të pastër. Vëllai i ministrit dëshmitar nuk paraqitet në komision, dëshmitarë të tjerë nuk kanë ardhur në komision. I kemi kërkuar Policisë së Shtetit për të siguruar adresat dhe nuk kemi mundur. Prandaj puna pengohet dhe nuk po ecën ashtu siç duhet. Shkaktarë e vonesës janë ata që duan që të mos dalë e vërteta në shesh”. Ristani shtoi se opozita do të kërkojë kohë sa të mbarojnë hetimet, që në fund shqiptarët të marrin vesh të vërtetën.
Sigal