PS e Lezhës dhe bashkia përplasen për çadrën e PD

865
Administrata e Bashkisë Lezhë ka lënë shërbimin ndaj qytetarëve për të qenë në çadren e vendosur para kryeministrisë nga PD. Këtë akuzë e ka ngritur Kryetarja e Partisë Socialiste në Lezhë Ardiana Jaku, sipas të ciles ky është nje fakt i pakontestueshem dhe lehtesisht gjen zyra bosh dhe qytetarë që presin për të marrë sherbime.

Ardiana Jaku, Kryetare e PS-se Lezhë: Nëse kryetari i PD po i qan hallin dhe merakoset PS Lezhë, në fakt unë e këshilloj miqësisht që të marrë angazhim që të ofrojë shërbimet.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë Lezhë që nëpërmjet nenkryetares Alfrida Marku ka sqaruar se askush nuk imponon qytetaret dhe as administraten për të protestuar ndaj padrejtesive duke shtuar se asnjë sherbim nuk do tu mungojë qytetarëve.

Sinkron Alfrida Marku NKryetare e Bashkise Lezhë: Çdpop qytetar ka të drejtë të kundërshtojë këtë qeverisje të inkriminuar. Asnjë shërbim që ofron bashkia Lezhë nuk do t’i mungojë qytetarëve.

Bashkia e Lezhës e drejtuar nga demokratët, njëhere në jave është prezente në çadren e opozitës në Tiranë.
Sigal