PS e krahasoi me Ivanovin, reagon Meta pas deklaratës për mosdekretim të qeverisë

452
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur nga Fushë-Kruja për akuzat e PS-së se deklarata e tij për mosdekretim të qeverisë së re ishte kërcënim si ai i Ivanov dhe Gruevskit në Maqedoni.
Meta tha se ai nuk është Ivanovi, por as Rama, Lulushi dhe Berisha. “Dua të jap edhe një përgjigje për ata që thanë se Meta kërcënon si Ivanovi. Nuk jam Ivanovi, as Edi Rama, as Lulushi, as Sali Berisha. Për mua nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se Shqipëria dhe fëmijët e të gjithë shqiptarëve”, tha Meta.
Sigal