PS distancohet nga Roshi: S’mbajmë përgjegjësi për krimet e tij

485
Pas reagimit në Facebook nga ana e Eduart Halimit, një qëndrim ka mbajtur edhe PS-ja përmes Blerina Gjylametit për dorëheqjen e Roshit. Përmes një deklarate për mediat dhënë mesditën e sotme, ajo tha se ligji qëndron mbi të gjithë dhe duhet zbatuar deri më një. Ajo nuk ka lënë pa përmendur sulmin dhe baltën e hedhur mbi Roshin nga opozita, duke e akuzuar këtë të fundit se jo vetëm nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por nuk përgjigjet për personat me të shkuar me precedentë që ka. “Ne respektojmë ligjin dhe dënimet që përcakton ai për shkelësit, ky qëndrim tregon moralin e forcës politike dhe se dekriminalizimin e kemi seriozisht”.
Sigal