PS deklaron “lumë” pranimesh të reja, por në zgjedhje të strukturave e delegatëve kanë shkuar vetëm 70% e socialistëve

497
Paradoksi që po serviret këto ditë prej udhëheqjes qendrore të PS dhe prej degëve lokale të saj në qarqe, duket qartazi me fakte e jo me fjalë, që e ka emrin “demagogji” e plotë. E kemi fjalën për zgjedhjet dhe antarësimet që po bëhen në strukturat në organizatat e PS në zona, në qytete, në rrethe e prefektura. Çfarë po ndodh realisht? A po zgjidhen me votë të lirë, apo me votë të manipuluar strukturat drejtuese të PS në zona? A ka në lista që votojnë edhe emra votuesish socialistë, që nuk janë as gjallë mbi… tokë! A po zgjidhen delegatë në kongres ata që dëshiron baza socialiste, apo ata që i duhen në kongres “byrosë politike” të PSSH? A po bëhen realisht pranime të reja në organizata? A janë socilaistë ata që po “gradohen” në krye të organizatave socialiste në qytete e rrethe? A po krijohen organizata socialiste “familjare” e fisnore tip “shpk”, me drejtues e anëtarë “bajraqesh”A kanë marrë pjesë socialistët në votimet për zgjedhje brenda PS dhe për zgjedhjen e delegatëve të kongresit, që nuk do bëjë zgjedhje? Cili është absurdi mos-përputhës e komik, që po shoqëron faktin e firos së socialistëve në zgjedhjen e strukturave të partisë dhe deklarimit për “vërshim lumë” me pranime të reja në PS? Pa bërë komente, po argumtentojmë atë që na ka servirur propaganda e bërë prej kupolës së PS, nëpërmjet deklarimeve të bëra prej kordinatorëve në qarqe dhe prej drejtuesve të vjetër e të rinj të PS në organizata e në rrethe. Kudo dëgjojmë, se “po bëhen zgjedhje të rregullta”. Por ka qindra denoncime faktike me prova konkrete shkresore që vijnë nga rrethet, që thonë se votimet brenda PS po bëhen me vota të manipuluar, me emra drejtuesish partie të dërguar “në zarfe” e “me zarfe”, të cilët nuk po zgjidhen me votë të lirë të socialistëve, por po rekomandohen, po urdhërohen, po desantohen e po emërohen prej “bejlerëve” e prej “Tuç Makëve” të PS në qendër e në rrethe. Ka njoftime të bujshme, se gjoja anëtarësia e PS është përfshirë e gjitha në procesin zgjedhor të strukturave, por shifrat që raportojnë drejtuesit zonalë dhe kordinatorët e PS në prefektura, tregojnë se në zgjedhjet e strukturave nuk kanë shkuar jo 100% e anëtarësisë socialiste, pro as 70% e tyre. Ku janë 30% e strukturave që kanë firuar? Çfarrë tregon kjo firo votash edhe brenda PS në bazë me 30% mos pjesë-marrjë në votimet për drejtuesit dhe udhëheqësit lokalë të PS? Thuhet, se socialistët po marrin pjesë 100% në procesin e zgjedhjes së delegatëve të kongresit! Por shifrat e pjësëmarrjes, të deklauara nga kordinatorët dhe drejtuesit e degevë lokale të PS, tregojnë se për zgjedhjen e delegatëve të kongresit që nuk do bëj zgjedhje, kanë shkuar e kanë votuar vetëm 65% e socialisëtve të bazës! Thuhet, se në çdo zonë të Shqipërisë, kanë vërshuar qindra e mijëra qytetarë shqiptarë që anëtarësohen në PS. Madje vetë kreu i PSSH, prezantoi 1 zonjë, për ët cilën u tha, se për t’u anëtarësuar në PS ajo kishte ardhur urgjent nga Amerika “prej frikës” së mos plotësoheshin vendet e anëtarsimeve në PS dhe mbetje pa u anëtërsuar. Kur paska kaq “dashuri” për “vijën e drejtë e largpamëse” të PS dhe për “drejtimin e duhur” të kryetarit të saj në qeverisje, atëherë përse ata që janë anëtarë të PS prej 5-10-15-20 e 25 vitesh, nuk po shkojnë as në zgjedhjet e strukturave drejtuese brenda partisë së tyre e as në votimin për “kongresmenët” e partisë?! Si është e mundur psh., që ka antarësime të reja në PS, kur 35-40% e anëtarësisë ekzistuese nuk shkon më në PS as kur… zgjidhen udhëheqësit e partisë? 
Në Qarkun e Elbasanit, vetëm 62% e socialistëve shkuan në zgjedhjet e partisë dhe të delegatëve të kongresit që tregon se ka firo anëtarësh
Ja njoftimi zyrtar i PS qendrore dhe degës së PS të Qarkut Elbasan: “Përfundoi procesi i zgjedhjes së delegatëve për në Kongresin e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. 
1. Në shkallë Qarku në Elbasan, votuan 2473 anëtarë nga 3587 gjithsej 
2. Në Bashkinë e Elbasanit, nga 1636 anëtarë, morën pjesë në votim 1113
3. Në PS e Bashkisë Cërrik: nga 855 votuan 625
4. Në PS e Bashkisë Gramsh: nga 1029 votuan 831
5. Në PS e Bashkisë Belsh: nga 598 votuan 435
Sigal

6. Në PS e Bashkisë Librazhd: nga 1024 votuan 739
7. Në PS e Bashkisë Peqin: nga 701 votuan 557
8. Në PS e Bashkisë Prrenjas: nga 764 votuan 471

Përparim Halili