PS cakton të deleguarit në 12 qarqe të vendit, Koço Kokëdhima zëvëndësohet nga Gjiknuri dhe Çuçi

180

Bie në sy mungesa e Koço Kokëdhimës, që
mbante postin e koordinatorit për Vlorën e Gjirokastrën. Ai është zëvendësuar
nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, që caktohet në Vlorë dhe ministri
i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, që do të drejtojë grupin e
Gjirokastrës.




Për Tiranën, grupi i punës do të drejtohet nga
ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në Durrës, ky grup do të drejtohet
nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako. 




Damian Gjiknuri, që në 2013 u angazhua në Elbasan,
emërohet në krye të grupit të punës të socialistëve në Qarkun e Vlorës, ndërsa
ministri i Jashtëm, Ditmi Bushati në atë të Shkodrës.  




Gramoz Ruçi do të drejtojë grupin e punës në
Qarkun e Fierit, aty ku edhe ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e
2013-ës, ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi drejton Qarkun e
Beratit.




Taulant Balla do të drejtojë grupin e punës në
Elbasan, ndërsa Ilir Beqaj emërohet në krye të grupit të Kukësit.




Në Dibër, ku socialistët dhe koalicioni qeverisës
rifituan Bashkinë me një diferencë të thellë votash, grupi i punës do të
drejtohet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.




Të deleguarit sipas qarqeve:



Saimir Tahiri – Tiranë

Gramoz Ruçi- Fier

Taulant Balla – Elbasan 

Vangjush Dako – Durrës

Damian Gjiknuri – Vlorë

Niko Peleshi – Korçë

Ditmir Bushati – Shkodër

Blendi Klosi – Berat

Lindita Nikolla – Lezhë

Mimi Kodheli – Dibër

Bledi Çuçi – Gjirokastër

Ilir Beqja – Kukës