PS: Basha, premtime absurde

438
Deputeti socialist, Ervin Bushati sjell në kujtesë disa nga premtimet e kreut të demokratëve, para se të merret postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Të gjithë i mbajnë mend premtimet e tij, nga linja e tramit, deri tek ulja e çmimit të bukës. Por në fakt, katër vjet rresht, vetëm premtoi dhe në fund nuk mbajti asnjë premtim. Të thuash ‘PO’ për çdo gjë, nuk mjafton. Sot, Basha po tenton të bëje të njëjtën gjë. Përpiqet të premtojë dhe t’u thotë ‘PO’ të gjithëve por në fakt të gjithë e dinë se Lulzim Basha nuk di të mbajë premtimet që bën dhe duke qenë se edhe ai vetë e di se premtimet nuk do t’i mbajë kurrë, ka filluar të bëjë edhe premtime absurde”, thotë Bushati. Lidhur me akuzat e opozitës se ekonomia e vendit është futur në një krizë të thellë, Bushati përmend raportin e Bankës Botërore dhe të “Standard and Poor’s”.
Sigal