Prrenjas/ Partia Socialiste shkel udhëzimin e KQZ për materialet propagandistike zgjedhore

485
Partia Socialiste në Prrenjas shkel udhëzimin e nxjerrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore. Konkretisht është shkelur neni 2, pika 1 ku thuhet se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i materialeve propagandistike zgjedhore statike përfshirë flamuj dhe postera në një distance jo më të madhe se 5m larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor. 
Udhëzim i Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve nr. 1, datë 31.5.2017
Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për
afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore


Neni 2

Materialet propagandistike statike

1. Materiale propagandistike statike janë të gjitha
materialet që i shërbejnë subjektit elektoral për
promovimin e fushatës zgjedhore dhe që janë të
instaluara apo të ngjitura në mjediset publike ose në
mjedise me akses për publikun, si në shtyllat e
ndriçimit, fasadat e ndërtesave, shesheve, vitrinat e
njësive ose objekteve, përgjatë rrugëve
jashtëqytetase etj. Gjatë periudhës së fushatës
zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i
materialeve propagandistike zgjedhore statike,
përfshirë flamuj dhe postera në një distancë jo më
të madhe se 5 metra larg zyrës elektorale të
subjektit zgjedhor. Përdorimi i materialeve
propagandistike statike, jashtë parashikimit të fjalisë
së dytë të kësaj pike është i ndaluar.


Sigal