Provat nga Greqia dhe Italia, drejtësia e 2 standardeve: Ishminisitri me arrest shtëpie, qytetarët burgosen për një faturë uji

424
Drejtësi e 2 standardeve: Ish-ministri me arrest shtëpie, qytetarët burgosen për 1 cigare hashash
Provat e reja nga Greqia dhe Italia: A është takuar Saimir Tahiri me Habilajt jashtë Shqipërisë?
Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e “arrestit shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. 
Provat e reja, që e “burgosin” ish-ministrin Tahiri
Provat e reja të ardhura përmes letër-porosive nga Italia dhe Greqia bindën Gjykatën për Krime të Rënda të kyçte në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Burimet thanë për gazetën “Telegraf”, se mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, çka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge. Burgosja e ish-ministrit Tahiri është kërkuar me këmbëngulje nga Gjermania, dhe ishte kushti që i vendosën qeverisë së Ramës, për dhënien e tyre “OK” për hapjen e negociatave. Gjatë ditëve të fundit rrodhën shumë ngjarje, që nga mesazhi publik që dha Tahiri para Kuvendit, se “ nuk ka bij kurve ta pengojnë të kërkojë drejtësi”, te dorëzimi i mandatit të deputetit, ku në prapaskenë politike ishin marrëveshjet që mund të ketë bërë Tahiri me kryeministrin Rama, deri të vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. 
Qytetarë (para)burgosen për faturat e papaguara të dritave dhe për 1 cigare hashash
Ndonëse, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burg për Tahirin, Gjykata ka vlerësuar se nuk ka flagrancë, dhe se nuk ka rrezik që ish-ministri të largohet apo të prishë provat, pasi hetimi ndaj tij është drejt fundit. Mirëpo, këtu duket se Gjykata vepron me 2 standarde. Në burg janë burgosur qytetarë që nuk kanë paguar faturat e dritave, nga pamundësia ekonomike, janë burgosur qytetarë që janë kapur të zotërojnë qoftë edhe disa gram hashash, edhe këta, sipas arsyetimit të gjykatës për dënimin e Tahirit, nuk përbëjnë rrezik ikjeje, as prishje të provave, por, që janë burgosur, sepse është zbatuar germë për germë Kodi i Procedurës Penale. Ndërsa ish-ministri Tahiri akuzohet për kryerje të rënda të veprave penale, dhe privilegjohet akoma, duke i dhënë masën e arrestit në shtëpi. 
Tahiri para gjykatës, ja çfarë pritet të ndodhë
Samir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Një ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Tahirin, ndërsa të martën pritet të ketë një seancë për verifikimin e saj. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se në të njëjtën seancë, Tahiri do të përballet me disa nga provat e prokurorisë si dhe do të ketë një seancë pyetjesh. Avokatët e Tahirit dhe prokurorët kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të parët për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë dhe të dytët për të kërkuar arrestin me burg.
Sigal