“Protoduari i ndërseu qenin policëve”, banorët e Astirit publikojnë dosjen e Prokurorisë

594
Sigal

Banorët e Astirit kanë vijuar protestën e tyre, e cila sot shënoi ditën e 71-të, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.

Ndërkohë që gjatë protestës, avokati Artan Manushaqe ka lexuar një pjesë të dosjes së prokurorisë ku është ngritur akuza ndaj Dorian Protoduarit, një nga protestuesit i cili bëri 1 muaj burg.

Sipas dosjes thuhet se Doriani ka ndërsyer qenin ndaj punonjësve të policisë dhe kjo përben një vepër penale.

Më tej në dosje thuhet se nga kjo gjë punonjësit nuk kanë mundur të bëjnë dot punën e tyre dhe për këtë gjë kanë kërkuar përforcime.

“Dorian Protoduari, jo vetëm që nuk pranuar të shoqërohet prej tyre por për të penguar punën e tyre si ju ka ndërsyer atyre një që, që kishte nxjerrë nga një ambient pranë tij, duke përdorur për kafshën edhe fjalë nxitëse se “këta janë këlyshë e zagarë të pushtetit”. Për pasojë punonjësit e policisë së rendit publik, nuk kanë patur mundësi të tjerë për të kryere shoqërimin e tij dhe kanë kërkuar ndihmë nga shërbime të tjera, e me ndihmën e punonjësve të tjerët të strukturave të policisë, kanë bërë të mundur shoqërimin e të pandehurit dhe pyetjen e tij”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.