Protestuesit vezë, gurë e tymues kundër kryeministrisë

488
TIRANE- Ishte paralajmëruar si një marshim i qetë dhe jo i dhunshëm, por selia e kryeministrisë është qëlluar me vezë, gurë, shishe e shkopinj. Ndërsa mbahet protesta e opozitës shefi i qeverisë Rama ndodhet në një aktivitet për ditën e rinisë. Ndërkohë, protestuesit i kanë vënë flakën edhe pankartave me foton e kryeministrin Rama.
Në ditën simbol të rënies së komunizmit 25 vjet më parë, Partia Demokratike marshoi sot nga sheshi “Skënderbej” me në krye liderir Lulzim Basha, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Basha dhe deputetët e opozitës shtrënguan duart me njëri-tjetrin teksa u ngjitën në podiumin para kryeministrisë, ku deputeti Gent Strazimi mori fjalën i pari. Pas tij flasin ish-studentë të lëvizjes së dhjetori, ish-të përndjekur, përfaqësues të biznesit, aleatë dhe deputetë të PD, e për ta mbyllur me fjalën e kryetarit demokrat Lulzim Basha.
Protesta, ndryshe nga herët e tjera u çel nën tingujt e himnit kombëtar. Me qindra qytetarë janë mbledhur në protestë ku shumë prej tyre vijnë nga rrethet.
Sigal

Ora 11:50 Spaho: Askush s’mund të na pengojë për zgjedhje të parakohshme, fund tiranisë

Me tone agresive ndaj qeverisë u shpreh edhe deputeti Edmond Spaho.
“Të rrëzojmë një tirani të re, qeverinë e krimit, varfërisë. Jemi sot në Bulevard të gjithë, sepse durimi na ka sosur dhe duam një jetë më të mirë. Duam rrëzimin e kësaj qeverie, të iki qeveria, të iki Rama, Meta dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, askush nuk mund të na pengojë, ora e lirisë po troket, si në 8 dhjetor 1990 shkundu tirani fundi juaj po vjen”, tha Spaho
Ora 11:45 Qëllohet me vezë drejt kryeministrisë
Kordoni me police vajza
Një kordon i gjatë me police vajza është vendosur përpara kryeministrisë, ndërsa edhe vetë përfaqësues të Forumit Rinor të PD-së do të qëndrojnë krah tyre për të shmangur cdo incident që mund të vijë nga turma.

Ora 11:40 Ristani: Neveri për këtë qeveri, zgjedhje të parakohshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë qëndrimin e demokratëve se qëllimi i kësaj proteste dhe i të tjerave që pritet të vijojnë, janë zgjedhjet e parakohshme.
“Lukuni banditeske që njësoj si etërit erdhi në pushtet me premtimin e lugës së florinjtë dhe solli rrënimin. Neveri për këtë qeveri, në vend të saj nuk kërkojmë pushtetin por t’i jepet mundësia popullit me zgjedhje të parakohshme, me protesta të vazhdueshme”, – tha Ristani – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/nis-protesta-e-opozit-s-n-n-tingujt-e-flamurit-komb-tar-331012.html#sthash.QmbXNBb4.dpuf

Ora 11:30 Strazimiri: Nuk ndërrohet atdheu, por qeveria

Fjalimet në podium i ka çelur deputeti demokrat Gent Strazimiri i cili nisi të fjalë me fjalë të ashpra: “Besoj nuk keni frikë nga bijë e së njëjtës bushtër”, – tha ai.
Strazimiri e quajti këtë protestë nisjen e një rrugëtimi për të rrëzuar qeverinë dhe për të sjellë sipas tij demokracinë.
“Vëllezër sot nga ky shesh del një mesazh i ri, nis sot dhe nuk ndalet kurrë, është një aksion, një mesazh patriotik që duhet të shkojë në çdo shtëpi.: Besimin dhe shpresën e bëjmë të gjithë ne bashkë, sa më shumë të bëhemi aq më shumë e ngjallim shpresën. nëse atdheu lëndon, nuk ndërrohet atdheu ndërrohet qeveria. Udhëtim të mbarë këtij udhëtimi tonë për të sjellë demokracinë, për t’i dhënë paqe disa eshtrave”, u shpreh deputeti demokrat.

Pankarta kunder qeverise

Në mesin e protestuesve bie në sy edhe prania e të rinjve nga Korpusi Rinor Azem Hajdari, kjo pasi ata janë veshur me bluza që simbolizojnë këtë organizatë.
lezivja azem hajdari protesta
Por protestuesei më i veçantë i kësaj dite është një qytetar i gjithi i veshur në të bardhë, ku ka shkruar me bojë të zezë: “Vllazën demokracia në rrezik, ta shpëtojmë, poshtë dikatatori, ik, punë”.
PD monitoron protesten me dron
Burime pranë PD thanë për “Shqiptarja.com” se për të shmangur çdo incident të mundshëm apo provokim që mund të çojë deri edhe në përdorimin e dhunës, Partia Demokratike do ta monitorojë vetë protestën nga ajri përmes një droni i cili do të filmojë marshimin e protestuesve.
Për demokratët kjo protestë nuk është vetëm një përkujtim i lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990, por një testim për vazhduar me kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Monitorimi 
Organizatorët kanë menduar që droni të qëndrojë në ajër përgjatë bulevardit, ndonëse nuk dihet nëse ai do të lejohet nga Policia, duke qenë se ngritja e objekteve fluturuese pranë institucioneve shtetërore, është i ndaluar. Monitorimi i protestës nga organizatorët e saj është një tjetër risi, pas asaj të shndërruar në praktikë tashmë nga Partia Demokratike, ngritja e një “kordoni sigurie” me femra, përfaqësuese të Forumit Rinor, përpara kordonit të Policisë së Shtetit. Edhe protesta e sotme, në të dy anët e bulevardit ku ndodhet selia e Kryesisë së Kuvendit dhe ajo e Këshillit të Ministrave, do të “mbrohen” nga femrat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ora 10:30 Boçi: Policia bllokon autobusët në Sauk

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka denoncuar se në Sauk policia ka bllokuar autobusët që vijnë nga rrethet me qytetarë që duan t’i bashkohen protestës. 

Ora 09.15 Ambasada e SHBA-së: Protesta mund të jetë konfrontuese

Ambasada amerikane në Tiranë i ka drejtuar mesazh qyetarëve të ShBA-së që jetojnë në Shqipëri duke u bërë thirrje të kenë kujdes nga protesta që organizohet këtë të martë nga opozita.
“ Edhe pse demonstrata është njoftuar të jetë paqësore, ajo mund të kthehet në konfrontuese,” shkruhet në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës. Në të i bëhet thirrje qytetarëve të shmangin zonat e tubimit, përfshirë dhe ato në qytete të tjera dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ora 08.00 Mijëra qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës

Nga qyteti i Fierit, janë rreth 2500 persona, të cilët pritet të mbërrijnë në kryeqytet. Kryesisht qytetarët do të udhëtojnë të organizuar me autobuzë, por shumë prej tyre me makinat persolane. Po ashtu 600 qytetarë nga Kukësi, do t’i bashkohen protestës. Në marshimin e PD-së kundër qeverisë, do të marrin pjesë edhe mbi 1500 persona nga qyteti i Lezhës.
Ndërsa më të shumtë në numër, duket se do të jenë qytetarët shkodranë, ku sipas degës së PD-së, janë rreth 4000 persona që janë nisur drejt kryeqytetit. Si në çdo organizim të partisë së djathtë mbi 600 qytetarë dhe demokratë nga Kukësi, janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja e që përkon me 25 vjetorin e protestave të studentëve. Para nisjes kryetari i PD-së Kukës, Arif Rexhmati tha se se të gjithë sëbashku do të protestojnë kundër keqqeverisjes. “Protestojmë për të prishur kontratën që shqiptarët i dhanë Ramës për katër vjet, tashmë kjo kontratë është prishur. Protesta do të jetë e qetë dhe demokratike”, ëhstë shprehur kreu i demokratëve kuksianë.
Rreth 500 persona mendohet të jenë nisur nga Vlora me 5 autobuse dhe dy minibuse. Dy autobus të tjerë konfirmohet se jane nisur nga Novosela. 
Nisja drejt Tiranës e vlonjatëve është shoqëruar edhe me masa të rrepta sigurie. Policia e vlorës ka kërkuar të kontrollojë karten e identitetit të çdo protestuesi me qëllim identifikimin e tyre dhe moslejimin e eksponenteve kriminal t’i bashkohen opozitës. Kjo ka sjellë edhe përplasje mes kreut të opozitës në Vlorë dhe policisë, pasi kjo e fundit ka kërkuar të zbrisnin nga autobuzët ato qytetarë që nuk kishin mjete identifikimi.

Berisha nuk ngitet në podium

Ashtu siç edhe ka bërë gjatë të gjitha tubimeve të Partisë Demokratike në dy vitet e fundit, që prej dorëheqjes së tij, edhe sot lideri historik i demokratëve nuk ngjitet në podium, ndryshe nga sa ishte planifikuar në fillim nga organizatorët. Detajet u bënë të ditura dje në orët e vona, kur programit të protestës iu dha dora e fundit nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike