Protestuesit e pabindur rezistencë para Kuvendit, ndërhyn policia për t’i shpërndarë

471
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur protestën e tetë kombëtare nga selia blu, ku mbajti edhe një fjalim. Por, një pjesë e mirë e protestuesve ka vendosur të mos marshojë me Bashën drejt selisë blu, por të qëndrojë tek Kuvendi.

Edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë protestën e tyre dhe të shpërndahen paqësisht. Por, qytetarët sërish nuk janë bindur.

Në këtë moment ka vendosur të ndërhyjë policia,e cila po tenton të shpërndajë qytetarët. Edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë më para Kuvendit por të largohen.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bardhi tha se policia duke ndërhyrë po provokon turmën, ndërsa shtoi se tashmë s’ka mbetur gjë tjetër, veçse të dorëhiqet kryeministri Rama.