Protestuesi tregon për dhunën e policisë: Më qëlloi me grusht, kolegu i tha ‘shkele me këmbë’

617
Sigal

Gjatë protestës së sotme para Kuvendit, një qytetar ka mbetur i plagosur nga përplasjet me policinë. Qytetari shprehet se polici i ka rënë me grusht, dhe se ai nuk kishte provokuar akte dhune.

“Polici më ra dhe një tjetër i tha ‘shkele me këmbë’. Polici ma futi në grusht, unë nuk isha duke shtyrë”, shprehet qytetari.

Policia gjithashtu ka ndaluar me forcë disa gra t’i afrohen kordonit të policisë në hyrje të Pedonales. Ish deputetja Albana Vokshi ka reaguar për këtë rast duke thënë se policia po urdhëron dhunë ndaj grave.