Protestuan për Rrugën e Kombit, Apeli në Shkodër vendos sot për 11 të arrestuarit

496
Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të shqyrtohen ankimimet e 23 masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. Pas protestës së dhunshme të 31 marsit, Policia e Shtetit arrestoi 23 qytetarë kuksianë, ndërkohë që 12 prej tyre u lanë të lirë, ndërsa 11 në qeli, pasi ata u përfshinë në një tubimin kundër taksës së Rrugës së Kombit. Avokatët e personave të arrestuar kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë argumentuar me një sërë provash që arrestimet ishin bërë në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, opozita paralajmëroi ditën e djeshme se do të ishte e pranishme sot në seancën gjyqësore, e cila do të nisë në orën 11:00. Deputeti i PD-së Bardh Spahia u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës që t’i bashkohen nismës së opozitës, për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarve.
Kujtojmë se sipas vendimit që u dha në Gjykatën e Tiranës, por nga gjyqtarë të Kukësit, u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.
Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.
Sigal