Protestë në Fier, biznesi i vogël kundër TVSH

593
Një grup tregtarësh protestuan para prefekturës së Fierit kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Ata thonë se është e pamundur t’i përballojmë rritjen e taksave, ndërkohë që kjo do të ketë efekt edhe tek qytetarët.
Ata mbajnë në duar pankarta ku thuhet se TVSH 20 për qind do të thotë mjerim.
Tregtarët thonë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat pasi TVSH-ja për ta do të thotë falimentim. Ata janë shprehur se po protestojnë për veten e tyre dhe jo për partitë.
“S’po mblidhemi për punë partish por për TVSH-në. S’kemi asnjë të ardhur tjetër, do të vijojmë të protestojmë’, tha njëri prej protestueve.
Për biznesin e vogël TVSH-ja është e papërballueshme, “Rama premtoi hapjen e vendeve të punës, me TVSH-në për biznesin e vogël po i mbyll”, tha një tjetër protestues.
Kujtojmë që pak ditë më parë biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisëm për futjen e biznesit të vogël në TVSH.
Sigal