Protestat madhështore të opozitës/ Kreu i grupit parlamentar të kancelarit austriak: Droga, kriminaliteti dhe korrupsioni janë sfida për Shqipërinë

397
Sigal

Pas deklaratës së parë Kryetari i grupit të Partive Popullore të Kancelarit të Austrisë, Reinhold Lopatka ka shtuar dozën e kritikave kundër qeverisë së Edi Ramës dhe ka dalë pro opozitës shqiptare dhe protestave. Lopatka me një postim në Twitter pardje shfryu tullumbacen propagandistike të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës në Vjenë. Po në Facebook Lopatka del përkrah protestave të opozitës. Aty ai përmend vizitën e deputetëve nga Tirana dhe marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa shton se opozita po bën protesta të mëdha në çdo javë. ‘Në bisedë u trajtuan në mënyrë të hapur edhe problemet e mëdha në Shqipëri. Droga, kriminaliteti e korrupsioni në një anë dhe papunësia rinore në anën tjetër janë sfida të mëdha për vendin. Demonstrata të mëdha të opozitës i shprehin këto javë për javë’, – shkruan Lopatka në statusin e tij në Facebook që e shoqëron me një foto ku është edhe Gramoz Ruçi e Taulant Balla.