Sigal

Kemi dëgjuar që keni pirë edhe një kafe sot me protestuesit, keni qenë krejtësisht në anën e tyre, keni thënë që kanë të drejtë në atë që bëjnë.

Janë në të drejtë të Zotit, nuk është se është çështje kafeje, as çështje takimesh, ishin shumë të irrituar, shumë të shqetësuar dhe mendoj që kanë shumë të drejtë. Po dëgjoja pak më parë edhe të ftuarit në studio, sa për të sqaruar diçka me mikun tim Laertin, projekti i qeverisë kaluar është ky projekt që është tani me 4 korsi në një anë dhe 4 korsi në anën tjetër, ka një rrip gjelbërimi që janë rrapet e mbjell, ka një trotuar tre metra dhe më pas ka një rrugë dytësore 3 apo 5 metra dhe ka një trotuar tjetër për të vazhduar me banesat. Pra, në atë gjendje që është, nëse do t’i shkojmë projektit deri në fund, siç është projekti i bërë që në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit dhe më pas është pasuruar dhe rregulluar në shërbim dhe për shkak të makinave, të trafikut, apo të zhvillimit të qytetit, mund të spostohet rruga me 10 metra. Pafytyrësia dhe arroganca qëndron që në njërën anë rruga shtyhet 70 metra, ndërsa në anën tjetër nuk lëviz fare. Merreni projektin se unë nuk e kam hartën tani dhe do ta shikoni që nga pallati me shigjeta kemi një ishull gjelbërimi, ndërsa kur vijmë nga Kombinati nuk e kemi rrugën dytësore.

Janë mëkatet e ish-kryebashkiakut…

Unë dua të them diçka, asnjë nuk është kundër rrugës, edhe banorët vetë, jo vetëm që duhet bërë rruga, por duhet bërë një rrugë, moderne me semaforë, me mbikalime, me nënkalime, me të tëra, por ligësia e këtij Kryeministri qëndron që kemi muajt e verës përpara, për t’ia dhënë mundësinë qytetarëve për të lëvizur rrobat e tyre në ditë të gjatë dhe jo në net dimri. Ky Kryeministër ka pesë vjet që është kryeministër dhe nëse kishte dëshirë për ta bërë këtë gjë, mbikalimin që e ka bërë 11 milionë euro që ja ka dhënë Salillarit me paratë që i mori direkt nga privatizimi i INSIG-ut, pa tender, pa asgjë, me prokurim të drejtpërdrejt mund ta bënte edhe mbikalimin aq të gjerë. Pse nuk e bënë edhe atë 200 metra të gjerë? Pastaj, sjellja e tyre me kryqe si nazistët me hebrenjtë, pa i njoftuar më parë njerëzit, është akoma dhe më kriminale. Dhe tjetra, nuk mund t’i thuash një njeriu që ka paguar 28 vjet taksa, që do ikësh nga shtëpia për shtatë ditë. Sepse edhe një burgaxhi, një kriminel kur e merr dhe e fut në burg i bën njëherë një gjyq, për të parë se çfarë mund të ketë bërë dhe pastaj fillon procesi gjyqësor, që shkon edhe për vite të tëra. Jo më të nxjerrësh 370 familje nga shtëpitë e tyre, të cilët për 28 vjet paguajnë taksa, paguajnë drita, paguajnë ujë. Kanë paguar legalizime. Sepse kam neveri edhe kur dëgjoj gjithë atë burrë 7 metra të gjatë, por që ka mendjen sa të një milingone. Këto njerëz kanë paguar nga tre herë procesin e legalizimit dhe në momentin që kanë paguar nga 8, 10 apo edhe 12 milionë lekë legalizime, taksë shteti, edhe në qeverinë ‘Berisha’, edhe në qeverinë ‘Meta’, edhe me qeverinë ‘Nano’, me të gjithë kanë paguar nga tre-katër herë legalizimet. Kanë paguar topograf, certifikata, lloj-lloj njerëzish për këtë gjë.

Në lidhje me projektin që ju thatë pak më parë që ka ekzistuar, a keni ju një shifër për projektin e fizibilitetit, që ka pasur projekti që ju thoni? Pra, sa kushtonte projekti që ju thoni?

Gjithë unaza që vjen që nga Materniteti i Ri deri te sheshi ‘Shqiponja’ është 100 milionë euro, 17 kilometra rrugë. Po të duash i jap edhe me segmente, por ky këtë segment nuk ishte i planifikuar fare, sepse ky segment kishte vetëm një rrugë dytësore për të shtuar se është i mbaruar. Plani i fizibilitetit është, sepse është bërë projekti dhe ky është problem më i madh, sepse nëse çdo gazetar sot do t’i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për ta marrë projektin, nuk do t’ia japin. Dhe e dini pse? Sepse është Aksi i Unazës së Re, quhet emri i projektit, vlera e plotë e projektit është 13 miliardë e 641 milionë e 693 e 905 lekë të reja. Që do të thotë rreth 100 milionë dollarë. Ndërtimi i rrugës Unaza e Re, segmenti Komuna e Parisit, pra që vjen nga Komuna e Parisit deri te Tegu, të themi. Ajo ka qenë 2 miliardë e 400 milionë lekë. Pastaj është ndërtimi i rrugës Unaza e Re, segmenti Komuna e Parisit, prapë rruga Tiranë, shtesë punimesh, pra i ka llogarit dhe shtesat e punimeve. Se ne i bëjmë tenderët me vlera të ulëta, që të na i fitojnë shokët dhe shoqet tona dhe pastaj u bëjmë shtesë punimesh. Sepse ne kemi Prokurori që heton dhe fut në burg qytetarët e thjeshtë, dhe jo ata që vjedhin. Gati 20 milionë dollarë janë planifikuar për riparim shtesash, pastaj ndërtimi i rrugës Unaza e Re, segmenti Komuna Parisit, Rruga e Kavajës, pra deri këtu kemi ardhur te mbikalimi. Pastaj kemi ndërtimi i rrugës Unaza e Re, segmenti Komuna Parisit për 640 metra kanë qenë 698 milionë lekë. Kemi prapë plotësimin e përfundimit të objektit nga Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur, 450 milionë lekë. Nga Materniteti i Ri deri te Shqiponja, projekti është 100 milionë dollarë. Pra nga Sheshi Shqiponja deri te mbikalimi ti e ke të përfunduar si projekt, ke vetëm riparime për t’i bërë. Ke ndriçimin anash rrugës dhe shtesën e rrugës dytësore e cila nuk është pjesë e ARSH. Rrugët dytësore janë punë e Bashkisë së Tiranës. Saç është unaza që është shtruar, nga TEG-u apo nga kopshti zoologjik, apo nga liqeni deri tek rruga Salillari, aq është unaza që shkon deri tek Shqiponja dhe vazhdon më tutje tek ish-pularia dhe vazhdon në Babrru.

Z.Kryemadhi kemi pasur një qëndrim të Presidenti të Republikës, i cili ka qenë shumë i ekuilibruar, shumë i drejtpërdrejtë, unë po zgjedh vetëm një paragraf, për ta transmetuar siç ai e ka thënë, pasi u njoh Presidenti i Republikës me raportimet, disa efektivë të policisë së shtetit janë lënduar para Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen më të thellë dhe i uron shërim sa më të shpejtë. Presidenti Meta dënon aktet e dhunshme dhe ju bën thirrje të gjitha palëve të distancohen menjëherë nga dhuna dhe të bëjnë maksimumin, për të shmangur konfliktin dhe gjuhën së forcës së përdorur në këtë çështje.

Faleminderit, ja ta them unë, sepse do të jap një përgjigje dhe për Presidentin e Republikës edhe për ju të gjithë, e para Presidentit ka bërë shumë mirë që ka uruar punonjësve të policisë shërim të shpejtë dhe unë i uroj punonjësve të policisë shërim të shpejtë, dhe jam me ata totalisht, sepse hipokrizia qoftë e tyre apo qoftë e jona, rroga e atyre policëve është 300 mije lek të vjetra, hipokrizia është që shefi i asaj vajzës duhet futur në burg sepse ka nxjerrë në rresht të dytë një punonjëse të shqiponjave, që nuk është punonjëse e policisë së rendit, ka nxjerrë një police pa dorashka, ka nxjerrë një police të pa pajisur me mjetet mbrojtëse aty, shefi i asaj vajzës asaj vajzës duhet të mbajë përgjegjësi. Shefi edhe eprorët e asaj vajze duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe Ministria e Brendshme duhet të hapë hetimet se kush i ka nxjerrë policët në atë mënyrë, të papërgatitur. Policia e Shtetit ka filmuar protestën, ka filmuar fytyrat e gjithë protestuesve, t’ia dorëzojë Prokurorisë sepse personat që kanë hedhur shashka janë të Policisë së Shtetit, janë provokatorë për të iniciuar dhunën, sepse nëna me fëmijë, gra dhe vajza nuk do të shkojë njeri të luftojë. Dhe po të bëni një investigim, 90 për qind e atyre policëve që ishin aty në resht të parë kanë problemet e legalizimit të shtëpive të tyre. Nuk shkojnë polica me 300 mijë lekë të rrihen atje. Shpellarët, çeçenët, malokët, Ramazanët, Gjovalinët, të gjithë këta janë policët që treçereku i tyre i kanë shtëpitë atje në Unazë të Re, në Babrru, në Bathore, në Kodër të Priftit, kudo. Prandaj ky kryeministri ynë modern, i cili i mban veten për artist duhet ë kuptojë disa gjëra. Politika nuk është art, as pikturë.

Cili është qëndrimi i opozitës?

Qëndrimi i opozitës është i qartë, do jetë me njerëzit dhe mos të guxojë asnjë të çojë fadromat nga të treja firmat, qoftë nga ajo që është e atij Fatkuçit nga Elbasani, qoftë Salillari, qoftë ajo firma tjetër që është Gener Dyshi mbrapa atij. Sepse njerëzit do ta kenë personale me ta. Sepse fadromat e tyre nuk mund të shkojnë mbi shtëpitë e fukarenjve. Po të duan mund t’i çojnë te shtëpitë e Edi Ramës. Te kullat dhe pallatet e tij. Këtu nuk është më çështje për të ndërtuar një pallat apo një kullë që i zgjidhin ata me njëri tjetrin.