Protesta tek Medreseja, Berisha: Qeveria ka dështuar, gjoba abuzive

222
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e sotme të tregtarëve tek zona industriale e Medresesë të cilat pretendojnë se gjobiten padrejtësisht nga tatimorët.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se kjo qeveri ka dështuar pasi sipas tij po vendosen gjoba për të mbushur gropën prej 300 milionë eurosh.
“Bizneset e tregut te Medreses nisin diten me proteste anti-qeveritare! Të dashur miq, i gjithë tregu i madh në zonën e Medresë që në mëngjes janë në një protestë të fuqishme kundër aksionit antibiznes të tatimit të jashtezakonshëm, me të cilin qeveria e dështuar Rama – Meta kërkon të mbushë gropën prej 300 milionë eurosh që ka krijuar me vjedhjet e klaneve të kontrabandës qeveritare në dogana dhe evazionin e madh në tatime. Shembulli i tyre është shembull frymëzues për luftën kundër arbitraritetit policesk të qeverisë së piktorit dështak” – shkruan Berisha.