Protesta te “Astiri”, Endrit Braimllari: Ramës i ka ardhur fundi

409
Sigal

Prononcimi i deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re

Në fakt është e qartë për të gjithë shqiptarët që këtu në Unazën e Re është një vepër kriminale dhe Edi Rama do të rrjepë dhe gjakun e fundit të shqiptarëve. Është e bërë tanimë publike që Edi Rama në projektin e Unazës së Re nuk kërkon të bëjë zhvillimin e zonës.

Kjo që ju bëni çdo ditë tregon vlerat më të larta të qytetarisë dhe të jeni të bindur që çdo shqiptar është sot me ju sepse çdo shqiptar e ka kuptuar që Edi Rama në Unazën e Re do të vjedhë pronën tuaj për interesin e tij. Doli hapur akti korruptiv në Unazën e Re 18 milion euro, nuk po shkonin në çerdhe e kopshte dhe shkolla, për shërbim publik, por do shkonin në xhepin e Edi Ramës sepse Edi Rama është një kryeministër hajdut që drejton një qeveri hajdute dhe ajo çka është vërtetuar këtu në Unazën e Re është vetëm një pjesë e vogël e hajdutërisë së Edi Ramës me çdo vepër publike.

Sot të rinjtë dhe të rejat e vendit po largohen nga Shqipëria. Sot shqiptarët duan çdo ditë e më shumë të emigrojnë sepse Edi Rama është kthyer në makthin e tyre. Sepse Edi Rama e ka varfëruar Shqipërinë më shumë se kurrë. Sepse Edi Rama e ka kthyer vendin të pasigurtë. Sepse Edi Rama nuk ka ndërtuar në këtë vend një sistem arsimor që t’i shërbejë të rinjve, fëmijëve tuaj, por ka ngritur një sistem arsimor klientelist, atë vjedhje që ai donte të bënte tek Unaza e Re, atë vjedhje ka bërë dhe me arsimin e lartë duke ndërtuar një sistem klientelist. Ndaj, fundi i Edi Ramës varet nga banorët e Unazës së Re, varet nga banorët e Shqipërisë që janë më të vendosur se kurrë për të shkuar dhe për tu përballur me Edi Ramën.

Edi Ramës i ka ardhur fundi, tani duhet një bashkim kombëtar, të gjithë qytetarëve anë e mbanë vendit, për të protestuar sepse protesta është e drejta juaj, nëse sot Edi Rama kërkon të shembë 1300 shtëpi tek Unaza e Re, kërkon të shembë shtëpitë tek Bulevardi i Ri ku ka bërë një pabesi, sepse kur nxori projektin, i nxori dhe fondin e shpërblimit, banorëve tek Bulevardi i Ri i ka shkuar vlerësimi për shtëpitë, por po sot me një akt hajdutërie i ka skualifikuar ata banorë nga e drejta e dëmshpërblimit, pra ky është një njeri që ka përdorur çdo qytetar pasi i ka marrë votën, pasi i mashtroi në fushatë, tani shkon t’i prishë edhe shtëpitë.

Të njëjtën gjë bëri edhe me banorët shkozë. Çfarë ndodhi në shkozë? Vajtën deputetë të Partisë Socialiste dhe i thanë na jepni votën për PS sepse ne do t’ju legalizojmë shtëpitë dhe do ju japim hipotekën. Çfarë ndodhi pas fushate? Ja morën votën në shenjë mirëbesimi dhe shkuan i prishën shtëpitë, këta ka kërkuar të bëjë edhe me banorët e Unazës së Re, këtë gjë kërkon të bëjë edhe tek Bulevardi i Ri. Pra, ne sot nuk kemi përballë një kryeministër që do shqiptarët, ne sot kemi përballë një kryeministër antikombëtar, përballë një kryeministri hajdut, përballë një kryeministri që ka varfëruar shqiptarët, ka vetëm një shembull, shembulli është protesta masive për ta larguar një herë e përgjithmonë nga drejtimi i qeverisë dhe për ta larguar nga Shqipëria sepse shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër që i pinë gjakun çdo ditë, ndaj ju qëndroni të bashkuar sepse kauzës tuaj do t’ju bashkohen edhe qytetarë të tjerë, dhe fundi i Edi Ramës nuk ka njeri ta ndalë më. Faleminderit