Protesta studentore si duket ka trazuar jo pak korridoret qeveritare, pavarësisht që Rama e mbulon me ironi dhe shpeshherë me tallje.
Ndërkohë që sot sheshi para Kryeministrisë është mbushur me mijëra studentë, në zyrat e kryeministrit janë parë të hyjin dy ministra nga qeveria Rama II.
Në videon e publikuar shihet se në zyrën e Ramës ka shkuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Nuk mund të thuhet me siguri se cila është arsyeja e kësaj “vizite” në mes të valës protestuese, mirëpo studentët paralajmëruar sot se nëse nuk marrin një përgjigje pozitive, rezistenca e tyre do të përshkallëzohet.